Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se në një intervistë për një medium italian, sipas saj, ka ofenduar kryeministren e Italisë Meloni dhe zëvendëskryeministrin Salvini.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se kryeministri Kurti po jep intervista e po sillet si analist i pavarur.
“Imagjinojeni, Kryeministri i Kosovës jep intervista e sillet si analist i pavarur. Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv.Kryeministrin Salvini”, ka shkruar Çitaku.
“Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës t’iu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italianë. Aq më pak publikisht. Detyrë e tij është fuqizimi i raporteve të Kosovës me botën. Po kam dëshirë me besu që është ndonjë lëshim nga ana e gazetarit”, shkroi tutje Çitaku./Arbresh.info
Dyshohet se malli ishte futur nga Serbia, policia ndalon kon...
Kurti nga Kishnica zotohet se do t’i bëjnë 500 mijë vota me ...
Trajneri i Al-Hilal flet për nënshkrimin e Salah
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn në fuqi mëngjesin e...
Rama nxit emigrantët të kthehen: Gjermania është bërë e vësh...
Komandanti i KFOR-it takon shefen vëzhguese të Misionit të B...