Gratë që vuajnë nga një gjendje kronike e cisteve të vezores janë më të ndjeshme ndaj çrregullimeve të shëndetit mendor, konfirmon një studim afatgjatë.
Studimi ka zbuluar gjithashtu se gratë që preken nga këto ciste janë gjithashtu më të rrezikuara që të lindin fëmijë me autizëm ose çrregullime ADHD.
Sindroma e vezores policistike, që mund të jetë e dhimbshme dhe të shkaktojë infertilitet, është një nga problemet më të përhapura shëndetësore që prek zakonisht gratë e reja, transmeton Shendeti.com.al.
Studimi nga Universiteti Cardiff konfirmon lidhen mes shëndetit mendor si për nënën ashtu edhe fëmijën, por nuk përcakton qartë cila gjendje mund të shkaktojë tjetrën.
Nuk dihet saktësisht se çfarë i shkakton cistet në vezore, madje, shpesh shumë gra as nuk e kuptojnë se i kanë ato. Cistet e vezores janë qese të mbushura me likid në vezore ose “qese me ujë” në vezore.
Gratë me sindromën e vezores policistike kanë nivele më të larta të hormonit mashkullor (androgjen) dhe për të këtë arsye kanë perioda të çrregullta, qime në fytyrë, akne etj.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...