Ardhja e zëvendës ndihmës Sekretarit amerikan i Shtetit për Evropën, Methew Palmer, dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është një mesazh që këto dy kontinente po kërkojnë përfundimin sa më të shpejt të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Kështu të paktën po interpretohen deklaratat e tyre nga njohës të çështjeve politike.
Gazetari Zekirja Shabani thotë se vizita e përbashkët e dy përfaqësuesve të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës tregon seriozitetin me të cilin po trajtohet dialogu Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.
“Vizita e përbashkët e dy përfaqësuesve të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës tregon për seriozitetin me të cilin po trajtohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Sa është mesazh për të dyja palët në proces se dialogu është vetmja alternativë e zgjidhjes përfundimtare të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, është edhe kërkesë për unifikim të politikës kosovare në raport me dialogun. Evropa dhe SHBA po kërkojnë që t’i japin fund mosmarrëveshjeve dhe vizita e Pallmerit bashkë më Lajçakun është mesazh se nuk do të tolerojnë pengesa e destruktivitet në rrugën për arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, u shpreh Shabani.
Salihu: Vizita e Palmerit dhe Lajçkut, presion ndaj Kurtit për vazhdimin e negociatave Kosovë-Serbi
Ndërkohë njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu këtë vizitë të përbashkët të Palmer dhe Lajçak po e sheh si presion ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti për të vazhduar sa me shpejt negociatat.
“Unë besoj qe mesazhi i Palmerit dhe i Lajçakut nuk janë të njëjtë sepse qëndrimi i gjertanishëm i BE-se dhe ShBA-se nuk ka qene i njëjtë. Sidoqoftë, në përgjithësi, vlerësoj se kjo vizitë ishte rritje e presionit ndaj Kurtit për të vazhduar me negociatat më Serbinë”, tha Salihu.
Ai, pretendon se Kurti është njeriu i duhur që ndërkombëtarët tashmë e kanë gjetur për t’i shtyrë përpara proceset Kosovë-Serbi.
“Duke e larguar reciprocitetin dhe duke mos e vendosur kërkim faljen e Vuçiqit si kusht, Kurti ka dëshmuar se është i gatshëm të bëjë kompromise. Prandaj, besoj që ndërkombëtarët tani e kanë gjetur njeriun e duhur për të shtyrë agjendat e tyre përpara në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi”, u shpreh Salihu për arbresh.info.
Ndryshe, pas vizitës dy ditore në Kosovës, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pas pak ditësh do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
Lajçak, bëri të ditur se qëllimi parësor i vizitës së tij në Kosovë ishte përgatitja e takimit të parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Derisa përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët./V.Selimi/Arbresh.info/
28 Nëntori, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta fes...
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...