Drejtoresha e Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken sot viziton Kosovën, për shkak të grevës në arsim.
Flocken pritet të ketë takim gjatë ditës me Kryeministrin, Albin Kurtin, dhe me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), për gjetjen e një zgjidhjeje rreth grevës.
Se vizita e saj në ndërmjetësim rreth grevës, nuk ka qenë i nevojshëm thotë për arbresh.info, Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala.
Ai, thotë se kjo situatë nuk ka fare nevojë për ndërmjetësim, dhe sipas tij, ardhja e saj në Kosovë nuk ka fare ndikim.
“Po të kishte reaguar Qeveria ende pa filluar greva do të ishte një situatë krejt tjetër, mirëpo Qeveria është munduar jo të zgjidhë çështjen e grevës por ta bllokoj grevën dhe të i përçaj grevistët, e po ashtu të ia hup rëndësinë kryetarit Rrahman Jasharit. Komunikimi mes Qeverisë dhe SBASHK-ut ka qenë komunikim nënçmues dhe shantazhues. Kjo Drejtoresha e Sindikatave të Arsimit të Evropës nuk e besoj qe mund të ndikojë shumë”, tha Shala.
Sipas tij, SBASHK-u grevën është dashur ta përdorë vetëm si mjet të skajshëm.
“Mësimdhënësit kanë të drejtë të kërkojnë ngritje të pagave nuk mundë të llogaritën që janë kategoria më e rrezikuar sepse e kemi sektorin privat, pensionistët dhe përfituesit e skemave sociale që kanë të ardhura shumë më të ulëta, nuk kanë mbrojtje kështu që SBASHK-u grevën është dashur ta përdorë vetëm si mjet të skajshëm. Ne si këshill i japim të drejtë SBASHK-ut por në anën tjetër me bllokimin e procesit mësimorë po dëmtohet vetëm interesi i nxënësit”, shtoi Shala.
Se kjo vizitë nuk është e nevojshme mendon edhe analisti politik, Ridvan Berisha.
Ai thotë se kjo situatë nuk ka nevojë për ndërmjetësim të jashtëm, e as të brendshëm, andaj sa më shpejtë duhet të bëhet zgjidhje sepse është shumë vonë, dhe se Kurti duhet të ofrojë zgjidhje sa më shpejtë për të tejkaluar këtë situatë.
“Nuk besojë se do të duhej një organizëm sindikal i jashtëm të shërbej si dritë zgjidhje për tejkalimin e situatës midis z. Jashari e sindikalistëve tjerë dhe z. Kurtit. Mendojë se kjo situatë nuk ka fare nevojë për ndërmjetësim as të jashtëm e as të brendshëm. Jemi shumë vonë sepse mbi 320 mijë fëmijë nuk po e vijojnë mësimin në shkollat publike. Kurti është përgjegjës për menaxhimin e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe ky duhet të ofrojë zgjidhje sa më shpejtë pasi që jemi shumë vonë, sepse krejt në këtë mes po e pësojnë nxënësit, prindërit dhe një varg problemesh të tjera që po i shkakton kjo grevë që ka paralizuar gjithë sistemin e Shërbimeve Publike në Kosovë”, tha Berisha.
Kujtojmë se, SBASHK-u ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për medie bashkë me drejtoreshën e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken, konferenca do të mbahet në orën 19 në zyrat e SBAShK-ut.
Ndryshe, greva po vazhdon akoma, dhe se Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka ripërsëritur shumë herë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre, për të marrë 100 euro pagë shtesë deri në miratimin e Ligjit për pagat në sektorin publik. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...