Kosova duhet t’i plotësojë edhe shtatë pika politike që të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO.
Por që është në rrugën e drejtë, kështu shprehen ekspertët e sigurisë, pas avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Drizan Shala për Arbresh.info tregon se cilat janë pikat që Kosova duhet t’i plotësojë për tu renditur krahë vendeve të tjera të NATO-s.
“Zhvillimi i kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes; Reforma politike e institucionale; Angazhim Diplomatik; Perputhshmëri me politikat dhe praktikat e NATO-s; Zgjidhja e çështjeve rajonale; Pjesëmarrja në program te NATO ; si dhe Përkrahja nga popullsia dhe konsensusit politik”, thekson Shala.
Sipas tij, në kushte optimale, kjo nuk bëhet para vitit 2028, ku edhe Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK), përfundon planin e saj gjithëpërfshirës të transformimit në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sipas tij, është një ndihmesë si përcaktues të orientimit politik të kuvendit të Kosovës që deri më tani ishte pjesë si vëzhgues.
Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thotë se Kosova është në rrugën e mbarë për tu bërë anëtare e aleancës ushtarake ndërkombëtare që përbëhet nga mbi 30 shtete anëtare nga Evropa dhe SHBA.
“Pra pamë dje që Kosova në asamblenë parlamentarë të Evropës është avancuar nga statusi vëzhgues në atë të asocuar. Pra pavarësisht se asambleja parlamentare e NATO-s është e ndarë nga aleanca ushtarake, pra në të përbejnë vendet paralajmëtare të shteteve që janë anëtare të NATO-s dhe ato të cilat aspirojnë të jenë pjesë e NATO-s, Kosova është në rrugë të mbarë , meqë tash është avancuar ne asamblenë parlamentare të NATO-s”, thotë Islami.
Ai përmend faktin se ushtria e Kosovës është duke u trajnuar me standarde të NATO-s.
FSK-ja, sipas tij, jo vetëm që e ka në objektiv që të prodhojë paqe dhe siguri brenda Kosovës, por edhe në shtetet e NATO-s.
“Dhe në anën tjetër ushtria e Kosovës është duke u trajnuar dhe duke u armatosur me standarde të NATO-s, dhe duke pas parasysh që në ushtria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është që të pajtohet dhe të stërvitet me vetëmbrojtje, dhe duke e pas në objekt që FSK të prodhojë paqe dhe siguri brenda territorit të Kosovës, por edhe krahë vendeve të NATO-s të kontribuoj për paqe dhe siguri anë e kënd globoit tokësor”, shton eksperti i sigurisë.
Të gjitha këto, sipas Islamit, janë objektiva që Kosova të jetë pjesë e aleancës veriatlantike pasi NATO është krijuar me qëllim që ta ruaj paqen dhe sigurinë në botë.
Ndryshe, të hënën (27 maj) Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar sot avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar të kësaj organizate.
Që në muajin mars, autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur se statusi i Kosovës pritet të avancohet, ndërsa në takimin e sotëm të Asamblesë në Sofje të Bullgarisë, shumica e vendeve kanë qenë pro avancimit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme.
Në procesin e votimit, një votë ka qenë kundër ndërsa 24 kanë abstenuar.
Ky avancimi i statusit të Kosovës parashihet si përforcim i bashkëpunimit mes vendit dhe NATO-s./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...