Ish-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka shpall kandidaturën e tij për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë.
Vitia, i cili e humbi garën për të parin e Kryeqytetit përballë Përparim Ramës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po synon edhe një mandat në krye të LVV-së në kryeqytet.
Analisti Mazllum Baraliu, mendon se fakti që Vitia i është rikthyer prapë politikës, pas një pauze që kishte, është për faktin se vetë Vitia ka deklaruar se nuk dëshiron të merret me ndonjë gjë tjetër përveç politikës.
“Ai ishte në politikë, prej Qeverisë si Ministër i Shëndetësisë, kaloi në kandidaturë për kryetar të Prishtinës. Ai është deklaruar që nuk donë të merret me ndonjë gjë tjetër, përveç me politikë”, deklaron Bralaiu për arbresh.info.
Ish-Ministri i Shëndetësisë është koordinator i degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, dhe tani po mendon ta vazhdojë karrierën aty ku e ka lënë, Baraliu për këtë shprehet se kjo është çështje dhe përcaktim i vullnetit politik.
Duke marrur parasysh që në zgjedhjet e fundit lokale Vitia pësoi humbje në garën për kryetar të Prishtinës përballë Përparim Ramës nga LDK, a do të ketë më shumë sukses kësaj here, analisti thotë se suksesi i tij është në pikëpyetje për arsye se Lëvizja Vetëvendosje u vonua në zgjedhjet e fundit.
“Vetëvendosja bëri gabime në zgjedhjet e fundit lokale duke menduar se do të ketë prioritet ndaj partive tjera, u vonua në kandidaturë, pastaj u vonua edhe në fushata duke mos e bërë fushatën siç duhej, dhe të gjithë të tjetër në raundin e dytë u organizuan kundër Vetëvendosjes dhe fituan të tjerët”, shprehet ai.
Tutje Baraliu shton se i njëjti fat do ta përcjell Vetëvendosjen bashkë me Arben Vitinë, nëse nuk e bëjnë fushatën ashtu siç duhet.
“Në këtë rast nëse nuk organizohen mirë edhe pse po shihet se Vitia po merret më shumë me biznese se sa me organizimin dhe koordinimin e degës në Prishtinë, nëse përgatitet mirë dhe e merr seriozisht dhe mban kontaktin me qytetarët dhe votuesit e degës se tij, mund të ketë shpresa”, tha Baraliu.
Ndërsa publicisti Musa Sabedini mendon se Arben Vitia është aset i Lëvizjes Vetëvendosjes që konsiderohet si aktivist dhe politikan me kredibilitet në publik.
E fakti se Vitia, i është rikthyer përsëri politikës na bën që të mendojmë se ai beson që mund të kthehet edhe më i fuqishëm. Sabedini për këtë thotë se ka dyshime, për faktin se ai u la anash dhe nuk mori pjesë në Qeveri.
“Fakti se Arben Vitia u la anash dhe nuk mori pushtet në Qeveri dhe dikaster tjerë është e logjikshme që ai mendon se do të kthehet edhe më i fuqishëm, edhe pse unë kam dyshime dh dilema në këtë rrafsh”, shprehet Sabedini për arbresh.info.
Tutje publicisti Sabedini thotë se Vitia ka një ndikim te elektorati i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se kryeministri Kurti ka menduar ta ndez elektoratin e saj.
Se a do të fitojë ai këtë garë, Sabedini shton se mbetet të shihet nga aktivistët e këtij subjekti politik se sa do ta baraspeshojnë rolin dhe fuqinë elektorale që ka Arben Vitia.
“I mbetet aktivistëve të këtij subjekti politik që ta baraspeshojnë rolin dhe fuqinë elektorale që ka dhe mund ta fitojë ndërkohë Arben Vitia’, përfundoi Sabedini.
Kujtojmë së vitin e kaluar, Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, dhe krejt fokusin e vendosi në garën për të qeverisur me kryeqytetin.
Të njëjtën gjë Vitia do ta provojë prapë, vetëm se tani nuk ka ndonjë post në qeverinë e Kurtit. /arbresh.info/ Kujtesë Berisha/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...