Nga rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur e treta, duke pësuar një rënie të vota.
Por edhe pse në këtë situatë shumë kush po e cilëson LDK-në si çelës për formimin e Qeverisë, ose me koalicionin PAN ose me Vetëvendosjen, raporton lajmi.net
Por analistët e shohin si zgjedhje më të favorshme për këtë subjekt politik qëndrimin në opozitë, nga ku do të mund të realizonte një reformë të thellë në parti.
Analisti politik, Imer Mushkolaj ka vlerësuar se për LDK-në do të ishte më e përshtatshme që të qëndronte në opozitë, duke mos tentuar të udhëheq as me PAN-in por as me Vetëvendosjen.
“Tash nuk është që po jepi këshillë LDK-së por ma merr mendja që do të duhej të mbete në opozitë, do të duhej të kryente reformat e domosdoshme që i ka nis por nuk i ka çuar deri në fund. Besoj që është shumë ma e dobishme për LDK-në kjo mënyrë, përndryshe po nëse përfshihet në pushtet do të dëmtohet edhe më shumë”, ka thënë Mushkolaj për lajmi.net
Sipas tij, LDK-ja do të mund të pësonte rënie edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme nëse e pranon pushtetin.
“ LDK ka qenë edhe në pushtet, e patën edhe kryeministrin me të cilin mburreshin me këtë zhvillim të ri, por e dinë se çka ka arritur të bëj në koalicion me PDK-në. Dhe paramendone të hynte tash në pushtet ku është edhe AAK-ja edhe PDK-ja ose të hynë në pushtet me VV çfarë do të mund të bëhet”, shtoi ai.
Si Mushkolaj, mendon edhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani i cili pretendon se nëse LDK pranon të qeverisë me koalicionin PDK-AAK-Nisma, do të ishte fundi për subjektin që drejtohet nga Isa Mustafa.
“Konsideroj që LDK-ja gjendet në një situatë të papërshtatshme. Çështja më e rëndë është se e ka humbur mundësinë që LDK-ja të jetë pjesë e çfarëdo koalicioni me PAN për arsye të njohura, pasi do ta dëmtonte dhe do t’i jepte edhe fundin e këtij subjekti politik. Kur e merr anën tjetër, VV-në ajo është absurd i absurdeve. Janë totalisht të papërgatitur për pushtet dhe kanë mungesë të kuadrove, platformës dhe të gjithave. Është një cirk dhe hajgare, me 40 prioritete”, ka thënë Burjani për lajmi.net
Ai tutje ka shtuar se një koalicion qeverisës LDK-VV e pamundëson edhe Kushtetua e Kosovës, kjo sipas tij nga verdikti i vitit 2014.
“Prandaj LDK-VV e pamundëson Kushtetuta me qfarëdo rrotullimi. Ju e dini çka thotë pasi është verdikti i saj, dhe dera është mbyllur. Çdo tentativë për koalicion LDK-VV do të sillte ngërç politik. PAN-i nëse mundet me 5-6 deputetë t’i bëj minimumi 64 deputetë edhe pse ajo Qeveri do të ishte e limituar dhe jostabile dhe nuk do të mund të zgjidheshin problemet e mëdha, si demarkacioni”, shtoi ai.
Se kush me kë do të bëj koalicion, e kush do ta udhëheq Qeverinë, zyrtarisht do të kuptohet pas certifikimit të rezultateve, kur partitë do të fillojnë bisedimet me njëra-tjetrën.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...