Google ADS

Çiklisti goditet nga vetura në Obiliq, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

09:02 | 4 Gusht 2024
E.H

Një çiklist është godit nga një veturë në lëvizje në Plemetin të Obiliqit, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Plemetin, Obiliq / 03.08.2024 – 01:40. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar biçikletën, është goditur nga një veturë në lëvizje e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme