Duke marrë shembull fondet e ngjashme në Angli, çifti kosovar, Valmira dhe Valon Llabjani, kanë ndërmarrë të njëjtën nismë, atë për themelimin e fondit për t’i ndihmuar familjes së policit të vrarë në Istog, Izet Demaj.
Valmira, e cila ligjëron në një universitet në Angli ku edhe jeton, për Kohavisionin ka thënë se për t’u solidarizuar me familjen e policit, bashkë me bashkëshortin e saj, vendosën ta nisnin në Facebook fondin për mbledhjen e parave.
Ajo thotë se caku ishte për mbledhjen e 20 mijë eurove, por ende pa u bërë 48 orë, kjo shumë është tejkaluar, meqë interesimi i qytetarëve nga e gjithë bota për të kontribuuar, ishte i madh.
Valmira Hoti tregon se fondi do të jetë i hapur deri më 15 janar, ndërsa mjetet do t’i shkojnë në llogari posaçërisht bashkëshortes së policit të vrarë, Izet Demaj, ditë më parë gjatë një grabitjeje të bankës.
Ka thënë se edhe vetë personalisht do të vijë në Kosovë për ta takuar familjen dhe t’ia dorëzojë çekun.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?