Kryefamiljari ka thënë se në Kosovë nuk ka shtëpi e punë, por megjithatë familja Fila, edhe pse e integruar mirë, është dëbuar në vendlindje
Pavarësisht se ishte e integruar mirë në Gjermani, familja nga Kosova do të dëbohet në vendlindje.
Familja Fila nga Kosova dëshiroi të qëndronte, por, kjo nuk është marrë parasysh dhe tashmë i presin kushtet e vështira, thonë ata, shkruan ‘www.kreiszeitung.de’.
Alisa dhe Ruzhdi Fila kishin filluar edhe të mësojnë gjuhën gjermane, kurse iu ka ndihmuar miku i tyre, Burim Aliti me përkthimin. Edhe ai është me origjinë nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Alisa, Ruzhdia dhe tre fëmijët duhet të lënë Gjermaninë për t’u kthyer në Kosovë. Të tre fëmijët gjithashtu kishin filluar të integrohen. Kërkesa për azil iu ishte refuzuar dhe tashmë i pret kthimit.
“Kjo është shumë e keqe për ne”, thotë Ruzhdiu para se të nisej. “Ne kemi menduar se fëmijët do të ndërtojnë të ardhmen këtu. Nuk kam shtëpi, nuk kam punë, ne praktikisht jemi në rrugë”, vazhdon tutje ai, kurse Alisa ka shtuar: “Fëmijët kanë qarë kur iu kemi thënë se duhet të kthehemi”. Vajza e tyre Majlinda vuan nga një sëmundje e rëndë e syrit, por para operacionit në maj, ajo do të kthehet në vendlindje. Familja nga Kosova ka humbur çdo perspektivë tani. Ata ankohen se edhe kushtet në mjekësi janë të rënda.
Por, situata akoma më shumë rëndohet, pasi ata janë romë. Ata do ta kenë vështirë për të gjetur punë dhe nuk do të pranohen lehtë.
Gjermanët iu kanë ndihmuar me mundësitë e tyre dhe kanë dhënë donacione. Për këtë familja Fila i falënderon pafundësisht. Megjithatë, të vetmen gjë të mirë e konsiderojnë se i pret familja në Kosovë.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...