Google ADS

Çifti ndryshon statusin e fëmijës së posalindur e më pas nëna e braktis

09:43 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Janë arrestuar një mashkull dhe një femër të përkatësisë shqiptare në Prishtinë nën dyshimin e bazuar se kanë bërë ndryshimin e statusit të fëmijës të posalindur dhe pas lirimit të fëmijës të posalindur është braktisur nga nëna e saj.

Në bashkëpunim me punëtorin e Qendrës për Punë Sociale foshnja e braktisur është kthyer në vendin e sigurt dhe është nën përkujdesje mjekësore, shkruan arbresh.info.

Të dyshuarit pas intervistës janë liruar me urdhër të prokurorit kujdestar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme