Christopher Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, është deklaruar për reciprocitetin për targat dhe dokumentet shtesë për qytetarët serbë, duke thënë se kjo është më shumë si një mundësi për përparim sesa për konflikt.
Hill po ashtu ka thënë se Serbia ka një qëndrim të ndryshëm nga partnerët e saj evropianë, raporton Tanjug.
“Serbia ka një qëndrim të ndryshëm nga partnerët e saj evropianë, por mendoj se është e rëndësishme të përqendrohemi në çështjet për të cilat jemi dakord dhe të përpiqemi të ecim përpara së bashku”, thotë ambasadori amerikan në Serbi.
Ambasadori amerikan në përgjigje të pyetjeve të qytetarëve tha se përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, të cilët kanë ndërmjetësues mjaft të mirë nga BE-ja në dialog, duhet të bëjnë më shumë për zgjidhjen e çështjeve kontestuese dhe shtoi se sinqerisht mendon se ka një mundësi për përparim real në dialog sesa për një konflikt të ri më 1 shtator.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...