Google ADS

Chollet pas Kurtit thërret Vuçiqin: U pajtuam për rëndësinë e angazhimit konstruktiv

21:45 | 17 Mars 2023
K.B

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas asaj që kishte me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Bisedë e shkëlqyer me Vuçiqin. U pajtuam mbi rëndësinë e angazhimit konstruktiv për propozimin e konsoliduar evropian më 18 mars”, ka shkruar Chollet.

“U rikonfirmua mbështetja amerikane për dialogun e BE-së dhe përfitimet e normalizimit të marrëdhënieve që do t’i sjellin Serbisë dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

lexo edhe:

Kurti flet me Cholletin: Të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme