Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ShBA-ja nuk e do një Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë i cili do t’i ngjasonte Republikës Sërpskas të Bosnje e Hercegovinës.
Këto komente Chollet i bëri në seancën e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”.
“Themelimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar. Në pikëpamjen tonë, përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne duam që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’u dëgjohet zëri. Qëllimi ynë është që qytetarët e veriut të jenë më pak të varur nga Serbia. Ne nuk e mbështesim asgjë që ngjason me Republika Sërpska”, deklaroi Chollet.
Tutje, ai ka thënë se ka disa pakica nëpër Evropë që gëzojnë asociacione të tilla dhe që nuk e pengojnë funksionalitetit e shtetit ku jetojnë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Senatori Menendez: S’ka garanci që Asociacioni nuk do të jetë një Republika Sërpska
Chollet: Nuk po shohim zbatim të madh të Marrëveshjes drejt normalizimit
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...