Ndryshe nga emisari i BE-së, Miroslav Lajcak që pas takimit me Kurtin kishte thënë se Kosova e ka pranuar në parim propozimin franko-gjerman, këshilltari i lartë i DASH, Derek Chollet pas bisedës që ka zhvilluar të premten me kryeministrin Kurti ka lënë të kuptohet se Kosova e ka pranuar të plotë propozimin dhe se vetëm duhet të procedohet tutje me implementim.
Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar të premten një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kanë diskutuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për pranimin e propozimit franko-gjerman.
Ajo që bie në sy nga njoftimi i njeriut të afërt të sekretarit amerikan Blinken është që Kosova e ka pranuar si të tërë propozimin franko-gjerman dhe se tashmë duhet të procedohet me implementimin në mënyrë që të përfitojnë të dy shtetet.
“Fola me kryeministrin Kurti sot. Ne mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për të normalizuar raportet me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Tashmë na duhet implementimi për të siguruar përfitime të dukshme për të dy shtetet”, ka shkruar Chollet.
Ky njoftim i zyrtarit të lartë amerikan dallon me njoftimin që ka bërë para pak ditësh emisari sllovak, Miroslav Lajçak, i cili ka treguar se kryeministri i Kosovës e ka pranuar planin franko-gjerman në parim.
“Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, kishte shkruar Lajcak
Kryeministri Kurti pas takimit që kishte pasur me Miroslav Lajcak kishte treguar se Kosova e pranon propozimin e BE-së dhe se e konsideron një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme.
Derisa kishte thënë se disa çështje të tjera që ndërlidhen me garancitë ndërkombëtare e mekanizmat e zbatimit dhe renditjen kohore do të trajtohen në një takim të radhës në Bruksel.
“Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.Disa pyetje mbi garancitë ndërkombëtare, mekanizmat e zbatimit dhe renditjen kohore do të trajtohen së shpejti gjatë bisedimeve në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit europian na bëjnë me shpresë”, kishte shkruar kryeministri.
Pjesë e këtij propozimi është që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen, që nënkupton edhe themelimin e Asociacionit.
Për këtë çështje kryeministri Albin Kurti ka vendosur disa kushte, e një nga to që fillimi i implementimit të Asociacionit të bëhet pasi që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Për këtë ka pasur një qëndrim të ambasadës gjermane të dhënë për Gazetën Express ku kërkohet që të mos vendosen parakushte dhe që Kosova të implementojë Asociacionin.
Deri tani kryeministri Kurti s’ka bërë ndonjë reagim lidhur me bisedën që ka pasur me Chollet.
Spoke with PM @albinkurti today. We welcome Kosovo’s decision to accept the EU proposal for normalized relations with Serbia through the EU-Facilitated Dialogue. Now we need implementation to secure significant benefits to both countries.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 10, 2023
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...