Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka reaguar pas bisedës telefonike që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në prag të takimit të 27 shkurtit me presidentin serb, Aleksander Vucic.
Chollet ka thënë se SHBA-ja përkrah një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së
Ai ka treguar se në këtë bisedë me Kurtin ka bërë të ditur qëndrimin amerikan se është koha që të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Chollet shkruan se të dy shtetet duhet të implementojnë marrëveshjet të cilat janë nënshkruar në kuadër të dailogut, përfshirë progresin në themelimin e Asociacionit.
“Unë ndava qëndrimin amerikan se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të Dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të Asociacionit”, ka shkruar Chollet. /arbresh.info/
I shared that now is the time to discuss the Association of Serb-majority Municipalities. Both Kosovo and Serbia should implement the agreements they have already signed on to through the Dialogue process, including making progress towards establishing the ASM.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 25, 2023
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...