Këshilltari Special amerikan, Derek Chollet ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Chollet përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me presidentin serb ka ndarë zhgënjimin amerikan lidhur me vendimin e Kosovës që të mos e shtyjë zbatimin e vendimit për targat.
“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë”, ka shkruar Chollet./arbresh.info/
Good to speak with Pres. Vucic @predsednikrs. Shared our disappointment with Kosovo’s decision not to delay license plate regime; discussed our commitment to reduce tensions, secure EU dialogue progress/normalized Kosovo-Serbia relations, and advance Serbia’s Euro integration.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) November 10, 2022
Niko Peleshi: uvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbës...
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...