Google ADS

Chollet bisedon me Vuçiqin: Nevojë urgjente formimi i Asociacionit

19:04 | 27 Prill 2023
K.B

Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet, ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në Twitter, Chollet bëri të ditur se biseduan për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pata bisedë thelbësore e pozitive me presidentin Vuçiq. U dakorduam për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit mes SHBA-së dhe Serbisë dhe fokus të përbashkët patëm përparimin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, ka shkrar Chollet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme