Google ADS

Chollet bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin, këtij të fundit i kërkon de-eksalim të situatës në veri

19:52 | 26 Shtator 2023
E.G

Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas sulmit të së dielës.

Me anë të një postimi në X, Chollet bëri të ditur se kryeministrit, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime për vdekjen e policit, Afrim Bunjaku ndërsa presidentit serb, ALeksandër Vuçiq i ka theksuar nevojën për de-eskalimin e situatës në veri, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq, të dyve u ka thënë se është e rëndësishme rikthimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Fola me KM Albin Kurti pas sulmit të tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënova ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, ka shkruar këshilltari i DASh, në njoftim për bisedën me Kurtin.”, ka njoftuar Chollet për bisedën me kryeministrin, Albin Kurti.

“Fola me Presidentin Vuçiq për nevojën e deeskalimit të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës dhe shmangies së veprimeve që mund të nxisin tensione të mëtejshme. Humbja tragjike nënvizon nevojën urgjente për të vendosur qetësinë dhe për t’ju kthyer dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Chollet lidhur me bisedën e zhvilluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq./Arbresh.info

 

Të ngjashme