Chelsea e fiton derbin londinez (VIDEO)

19:05 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Chelsea ka shënuar fitoren e parë në Premierligë.

Kampionët kanë arritur ta fitojnë derbin e javës së dytë ndaj rivalëve të Tottenham, me rezultat 1:2, në një ndeshje jashtëzakonisht të bukur.

Ishte Tottenham që kishte dominimin në fillim të ndeshjes, por goli i parë u shënua nga Chelsea.

Ishte spanjolli Alonso që nga gjuajtja e lirë i dha epërsinë Chelseas në minutën e 24’-të.

Tottenhami arriti barazimin në minutën e 82’, kur sulmuesi Batshuayi shënoi autogol.

Ky barazim nuk zgjati shumë, pasi ishte Alonso që doli sërish në skenë në minutën e 88’ për të rikthyer epërsinë e Chelsea, dhe për t’ua siguruar kampionëve fitoren e parë në Premierligë.

http://www.dailymotion.com/video/x5xhp3q

http://www.dailymotion.com/video/x5xhuyt

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme