Google ADS

Chabert: Kosova ka nevojë për armatën e saj

10:50 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert tha sot se është e drejtë e Kosovës që të ketë armatën e saj.

Chabert tha gjatë konferencës për Perspektivën e Forcës së Sigurisë së Kosovës se Franca e mbështet projektin e Thaçit për themelimin e ushtrisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një forcë mbrojtëse e cila mbron integritetin nacional të saj dhe po ashtu merrë pjesë në sigurinë rajonale dhe globale.

“Është e drejtë e Kosovës që t’ui ofroj siguri qytetarëve të vetë dhe te këtë armatën e vet prandaj Franca e përkrah projektin e presidentit Thaçit për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Nevojitet një forcë mbrojtës e cila mbron integritetin nacional të Kosovës  dhe të marrë pjesë në sigurinë rajonale dhe globale”, u shpreh Chabert.

Ashtu si ambasadori amerikan Delawie, edhe Chabert theksoi se transformimi i FSK-së duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme