Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert ka organizuar një pritje për përfaqësuesit e gjithë institucioneve të Kosovës.
Duke folur për raportet e shkëlqyera të shtetit të tij me Kosovën, diplomati francez pati dhe disa kërkesa ndaj Kosovës. Sipas tij është thelbësore që dialogu me Serbinë të rifillojë sa më shpejt, sepse siç tha ai statusi i tanishëm është i paqëndrueshëm.
Ambasadori Chabert tha po ashtu se vazhdimi i dialogut kërkon vullnet të vërtetë nga të dyja palët për t’u angazhuar shpejt në negociata serioze, me dëshirën e përbashkët për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave nuk dha shumë shpresa, por vetëm tha se bashkëndjen me gjithë frustrimin e tyre për vonesat që po ndodhin.
“Kosova meriton si një vend i pavarur për të gjetur vendin e saj të plotë në bashkësinë ndërkombëtare, por për këtë duhet që Kosova të arrijë normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë, sepse status quo-ja është e paqëndrueshme. Është thelbësore që dialogu të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nënshkrimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, do të zgjidhte çështjet e mbetura në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe do të kontriubojë në stabilitetin rajonal. Për këtë arsye në Samitin e Berlinit, Franca dhe Gjermania kanë treguar gatishmërinë e tyre për të lehtësuar rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por vazhdimi i këtij lehtësimi kërkon vullnet të vërtetë nga të dyja palët për t’u angazhuar shpejt në negociata serioze me dëshirën e përbashkët për të arritur një marrëveshje përfundimtare”, tha ambasadori Chabert.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin dhe krerët e tre institucioneve në Kosovë, presidenti, Hashim Thaçi duke folur për raportet mes Kosovës dhe Francës tha se vet liria e Kosovës është vlerë supreme Evropiane dhe e Francës.
“Do të jemi këmbëngulës që synimet tona dhe të shtetit të Kosovës të realizohen dhe sa më parë të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së. Do të dëshmojmë që e meritojmë ta jemi pjesë e NATO-s dhe BE. Në këtë synim tonin llogarisim në ndihmën e Francës”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u shpreh mirënjohës ndaj popullit francez për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat.
“Jemi shumë mirënjohës popullit francez, nuk e harrojmë asnjëherë përkrahjen e cila na dha për lirinë tonë, jemi falënderues ndaj shtetit franzes”, tha ai.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...