Fiks Fare udhëtoi drejt Prishtinës pas ankesave të shumta që shqiptarë që jetojnë në Kosovë kanë hasur me lejet e qëndrimit.
Ata thanë se e kanë të vështirë për t’u pajisur me një leje qëndrimi, e ndërkohë, për të siguruar një kontratë punë në Kosovë, duhet domosdoshmërish të jesh me leje qëndrimi.
Pas këtyre informacioneve, bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan pranë zyrës së emigracionit për të marrë informacion se çfarë dokumentacioni duhet të plotësosh për të përfituar lejen e punës, transmeton TCH.
Në kushtet që duhet të plotësoje për t’u punësuar, ishte edhe leja e qëndrimit. Ndërkohë, kur bashkëpunëtorët e Fiksit pyetën në një kompani call- center se çfarë dokumentacioni duhet të plotësoje për të lidhur një kontratë punë, ata pohuan domosdoshmërinë e një leje qëndrimi në Kosovë. Pa këtë të fundit mund të gjobitesh nëse je në një marrëdhënie pune.
Nga njëra anë leja e qëndrimit e nga ana tjetër kontrata e punës kërkoheshin në të njëjtën kohë, duke krijuar një përplasje dhe vështirësi për shqiptarët që jetojnë në Kosovë.
Fiksi ju drejtua përsëri zyrës së emigracionit e ata deklaruan se familjen nuk mund ta transferosh në Kosovë pa kaluar dy vite, ndërkohë që leja e qëndrimit jepet për një vit.
Jo vetëm vështirësitë në dokumentacion, por shqiptarët trajtohen ligjërisht njësoj si çdo qytetar jo shtetas i Kosovës, duke mos pasur asnjë procedurë lehtësuese.
Fiksi kërkoi një përgjigje pranë Ministrisë së Brendshme Kosovë. Valon Krasniqi, drejtor i drejtorisë së migracionit pranë kësaj ministrie , deklaron për Fiksin se ligjërisht çdo qytetar trajtohet njësoj për leje qëndrimi pavarësisht se është shqiptar apo shtetas tjetër. Ai nuk pranon se ka probleme me lejen e qëndrimit, dhe se për të lidhur një kontratë punë nuk është e domosdoshme leja.
Krasniqi tregoi se është miratuar një ligj para një viti i cili thotë se me anë të një vendimi këshilli ministrash mund të përjashtosh shtetas të një vendi nga lejet e qëndrimit. Ai pohon se në këtë rast kanë patur parasysh shqiptarët, por këtë nuk mund ta thotë publikisht.
Ai thotë se deri më sot procedurat për të arritur deri tek leja e përhershme kanë zgjatur deri në 10 vite.
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...