Anëtarët e ekipit kosovar që sot po marrin pjesë në bisedimet e Brukselit, kanë patur mbrëmë një takim të rëndësishëm me zyrtarë të lartë amerikanë.
Klan Kosova mwson se në katin e parë të hotelit “Sofitel” ata kanë biseduar, pas orës 23, me Matheë Palmer, që është zëvendësndihmës i sekretarit të shtetit dhe zyrtarin tjetër Pol Pfeifer, i përfshirë moti kohë në cështjen e Kosovës.
Gjëja e parë që përfaqësuesit e State Departamentit ua thanë kosovarëve ishte urimi për rekomandimin pozitiv për vizat, që pritet të bëhet publik sot rreth orës 16.
Po ashtu, ata thanë se sekretari Mike Pompeo e përjellë dhe është i informuar në detaje për zhvillimet në Kosovë, e sidomos për temën e dialogut me Serbinë.
Në lidhje me këtë temë, klankosova mëson se është thënë që dialogu me Serbinë duhet të përfundojë në një periudhë kohore prej 4 deri në 6 muaj.
Zyrtarët e Washingtonit kanë kërkuar nga Prishtina të veprojë në mënyrë unike dhe të përfshijë ne dialog edhe opozitën krejt, ose të paktën një pjesë të saj.
Sic merret vesh, me këtë rast është thënë që pjesa më e rëndësishme e fazës finale të dialogut pritet të nis në javën e tretë ose të katërtë të gushtit, kur takimet në Bruksel shpeshtohen dhe bëhen shumë më të rëndësishme.
Prandaj, pjesëmarrja në to, edhe e opozitës kosovare, shihet si dicka që duhet të bëhet patjeter, sipas amerikanëve. Sidoqoftë, atyre që ishin në takim u është thënë që në rast se opozita, e në radhe të parë, LDK refuzon të bashkohet, atëherë negociatat në dialog mund të vazhdojnë edhe pa të.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...