Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të dalë kundër vullnetit të deputetëve lidhur me ligjin për Specialen.
“Nuk do të vije deri tek dorëheqja ime sepse nuk jam për të bllokuar por për të kryer punë. Nuk dal kundër vullnetit të Kuvendit. Sikurse ligji të shfuqizohej e të vinte në tavolinën e Presidentit do ta nënshkruaja sepse çdo ligj që kalon procedurat e Kuvendit dhe ma jep mendimin zyra ligjore e nënshkruaj”, ka thënë ai.
Thaçi ka treguar se çka u kishte thënë ambasadorëve atë ditë.
“Ambasadorët kanë qenë në zyrë dhe kemi biseduar për këtë çështje. Ata kanë kërkuar shpjegime që me mundësitë dhe informatat që posedoja jam munduar ti prezantoj por kam theksuar qartë se ën iniciativa kushtetuese dhe ligjore Presidenti nuk mund të dal kundër. U kam thënë se nuk mund të frenoj vullnetin e deputetëve. Iu konfirmova atyre se çdo vendim i imi do të jetë kushtetues dhe ligjor”, theksoi ai./arbresh.info
Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është ...
Pritjet deri në një orë për të hyrë në Kosovë nga Merdarja
Ishte e fejuar, Lela thotë se e pret Leon jashtë për t’ia th...
Veprimet në Siri, dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione...
6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes
Sa sheqer duhet të shtoni në kafe, sasia ditore e rekomandua...