Më 17 prill u bën publike rezultatet e kandidatëve që kaluan fazën e parë të testimeve për t’u bërë ushtarë të rinj të Kosovës.
Por pas publikimit të emrave shumë të rinj shfaqën revoltë në drejtim të këtyre rezultateve, duke thënë se pati ndërhyrje ‘politike e familjare’ për t’u pranuar.
Lidhur me këtë nga Ministria e Mbrojtjes u tha se siguron të gjithë të rinjtë e vendit, se FSK-ja kryen të gjitha detyrat me profesionalizëm, me përkushtim dhe me standardet më të larta ushtarake.
Tutje në një përgjigje për Indeksonline nga Ministria e Mbrojtjes u shtua se të gjithë të ankuarve do t’u jepet mundësia t’i shohin rezultatet e testeve të tyre dhe të njihen me procesin e vlerësimit.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës i siguron të gjithë të rinjtë e vendit, se FSK-ja të gjitha detyrat i kryen me profesionalizëm, me përkushtim, me nder dhe me standardet më të larta ushtarake. Procesi i rekrutimin dhe përzgjedhjes së rekrutëve të rinj, për shërbim në FSK, është proces i cili po zhvillohet bazuar në standarde, mbikëqyrur edhe nga këshilltarët e NATO-s në Ministri të Mbrojtjes”, ka thënë Remzie Zeqiraj nga Zyra për Media në MM.
Ndryshe Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 650 rekrutëve të rinj për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me datë 11 mars 2019, konkursi ka qenë i hapur deri më datë 22 shkurt 2019. Në konkursin në fjalë kanë aplikuar gjithsej 6 mijë e 759 persona, të cilët i janë nënshtruar fazës së parë të testimit.
“Në Ministrinë e Mbrojtjes kemi pranuar disa ankesa me shkrim, nga të rinjtë të cilët aplikuan në konkursin në fjalë, dhe për këtë, ju sigurojmë se të gjitha ankesat do të shqyrtohen sipas rregullave dhe procedurave ligjore. Të gjithë të ankuarve do t’ju jepet mundësia t‘i shohin rezultatet e testeve të tyre, dhe gjithashtu të njihen me procesin e vlerësimit”, thuhet tutje nga Zeqiraj.
Nga faza e parë e testimit për të shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të vazhduar garën e mëtejshme sipas rezultateve janë përzgjedhur 1 mijë e 29 kandidatë.
Ndryshe pas përfundimit të trajnimit bazik rekrutët marrin gradën e ushtarit të Kosovës./Indeksonline/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...