Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 23 mars në Bruksel.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të organizojë takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që do të mbahet më 23 mars në Bruksel”, njofton zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, transmeton lajmi.net.
Deklarata shton se Vuçiq dhe Thaçi do të flasin për fazën e dialogut që ka të bëjë me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura tashmë mes vendeve.
Takimi i Thaçit e Vuçiqit do të mbahen në orët e pasdite ose të mbrëmjes së premten.
Në të njëjtën ditë në Bruksel përfundon samiti dy-ditor i Udhëheqësve të BE-së, në të cilën marrin pjesë Ministri i Jashtëm i BE dhe Federica Mogerinit.
Konfirmohet rasti i parë i infektuar me variantin e ri të li...
Këtë javë, zëvendëssekretari amerikan viziton Kosovën, Shqip...
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë ...
KEK: Rekrutimi, pjesë e përpjekjeve për ulje të papunësisë
Neymar nuk e mohon dëshirën për të luajtur sërish me Messin ...
Haradinaj në Pejë e Deçan: Gratë vendosin vetë