Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka treguar se si qëndrojnë raportet mes kryeministrit Ramush Haradinaj e kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Haradinaj ka thënë se raportet e tyre janë korrekte, pavarësisht qëndrimeve të kundërta për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake.
“Raportet mes Ramush Haradinaj e Kadri Veselit janë korrekte. Në parim jemi ok, ndonëse mund të ketë përjashtime në raste të caktuara të mospajtimit. Në asnjë variant nuk është taksa problem në bashkëqeverisje”, ka thënë Haradinaj.
Kohëve të fundit ishte raportuar se raportet mes Haradinajt e Veselit kishin qenë të tensionuara për shkak të qëndrimeve të ndryshme për taksën.
Ai ka treguar edhe kur duhet të hiqet taksa.
“Taksa duhet me u heq në momentin që Serbia vendos të njoh Pavarësinë e Kosovës së shpallur më 17 shkurt 2008, me kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj thotë se AAK-së më së shumti i konvenon të shkojmë në zgjedhje, nga të gjitha partitë.
Andaj, nuk i frikësohen rrëzimit të Qeverisë nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Kryetari i Kuvendit e din që marrëveshja për koalicion na jep përgjegjësi të ndara. Edhe vendimi për taksën ka qenë i përbashkët”, ka thënë Haradinaj tutje në RTV Dukagjini.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën