Google ADS

Çfarë prova po kërkon prokuroria në Bon Vivant?

11:09 | 19 Korrik 2017
L G

Bllokimi i rrugës “Rexhep Luci” tash e disa orë nga Policia e Kosovës po vazhdon.

Derisa zyrtarë të Policisë i kanë thënë Arbresh.info se po bëhet rikonstruktimi i vendit të ngjarjes për një vrasje të ndodhur më 2014 në një prej lokaleve në këtë rrugë, saktësisht në lokalin “Bon Vivant”, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka heshtur.

Të kontaktuar nga “Arbresh.info”, zyrtarë të kësaj prokurorie nuk kanë dhënë asnjë detaj.

As zëdhënësi i kësaj prokurorie, Ekrem Lutfiu, por as vet prokurorja e rastit, Ferdane Sylejmani nuk  kanë  treguar se pse po bëhet ky rikonstruktimi i vendit të ngjarjes tash tri vite pas vrasjes. Nuk dihet se kërkesë e cilës palë gjatë procesit gjyqësor të këtij rasti  rikonstruktimi i vendit të ngjarjes.

Ndryshe procesi gjyqësor ndaj këtij rasti ka vazhduar dhe të akuzuarit e këtij rasti e kishin mohuar vrasjen para gjykatës./ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme