Google ADS

Çfarë po ndodhë, në Policinë e Kosovës jepet urdhëri për ndërprerjen e pushimeve

17:57 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Me një urdhër operativ Policia e Kosovës u ka ndërprerë marrjen e pushimeve pjesëtarëve të informuar të saj.
Kallxo.com ka siguruar përmbajtjen e një letër të cilën Drejtori i Operativës Rashit Qalaj e ka dërguar tek vartësit e tij.”

Për shkak të angazhimeve operacion ale ndërpritet miratimi i pushimeve për stafin e uniformuar deri në një vendim tjetër” thuhet në emalin e dërguar. KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga zyra e mediave të policisë për arsyet e këtij vendimi por përgjigja nuk ka qenë shumë konkrete.

“Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saj operacionale ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burimeve të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtarë në mënyrë më efikase “thuhet në përgjigjen e policisë.

E njëjta nuk sqaron arsyet pse e shtynë policinë të ndërmarrë këtë veprim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme