Marrëveshja mes dy presidentëve, atij kosovar Hashim Thaçi e atij malazez Filip Vujanoviq, për rishikimin e marrëveshjes për vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi, bëri që deputetët t’i japin fund zvarritjes trevjeçare të kësaj marrëveshjeje që mbante peng Kosovën në raport me lëvizjen e lirë në Zonën Shengen.
Ndonëse, miratimi i demarkacionit nuk i dha fund izolimit edhe çështja e demarkacionit e cila gjatë atyre ditëve ishte temë e nxehtë, sot nuk është se
po përmend shumë, bile është bërë gati e harruar.
Sipas aneks-marrëveshjes së nënshkruar mes dy presidentëve, thuhet se njëherë duhet të formohet grupi punues së të dyja vendeve e më pas të ketë takime për analizimin e fakteve. E në këtë aspekt asnjëri vend nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete.
Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Komisionit shtetëror, deklaroi për lajmi.net se takimet e Komisionit Shtetëror janë të vazhdueshme sa i përket punës së tyre, mirëpo Bulliqi nuk dha asgjë të re sa i përket çështjes vijuese për marrëveshjen me shtetin fqinjë.
“Kemi takime të rregullta të Komisionit dhe puna jonë asnjëherë nuk është ndalë. Punët dhe detyrat që na janë caktu me ligj dhe çdo punë tjetër shtesë që na angazhon qeveria ne e marrin e analizojmë”, ka thënë ai.
Kryesuesi i Komisionit shtetëror thotë se kompetente për trupën punuese që do të merret me punët në vazhdim rreth analizimit të fakteve është Qeveria, e kjo e fundit nuk ka marrë asnjë veprim në këtë aspekt.
“Ne e kemi ofruar raportin, raporti jonë është bërë pjesë e marrëveshjes dhe është zyrtarizuar. Marrëveshja e nënshkruar mes dy presidentëve thotë se të formohet një trup punuese e cila do t’i rishqyrtojë ato lëshime të cilat janë bërë në mes palës kosovare dhe asaj malazeze, veprimet konkrete pritet me i marr Qeveria”, tha Bulliqi.
Edhe shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi për lajmi.net thotë se nuk ka ende asgjë konkretet sa i përket grupit punues për rishikimin e marrëveshes për vijen kufitare.
“Është proces gradual, kryeministri e ka takuar dy herë Komisionin për shënjimin e kufirit është një proces që i merr pak kohë, por jemi komfor procedurave e komfor agjendës”, ka thënë Arifi.
Nga ana tjetër, Bulliqi thotë se kanë pasur dy takime me Haradinajn që i kanë sqaruar disa gjëra, por disa të tjera do t’i sqarojnë ndërkohë, se për cilat gjëra bëhetë fjalë nuk ka komentuar ai.
“Ne kemi pasur konkretisht dy takime me kryeministrit e vendit. Kryeministri i vendi i ka dëgjuar disa mendime tona, jemi konsultu, jemi sqaru për disa gjëra, disa gjëra kanë mbetur të sqarohen në ndërkohë dhe presim veprime konkrete nga ana e Qeverisë”, deklaroi ai.
Se kur pritet të ketë ballafaqim të fakteve mes palës kosovare dhe asaj malazeze, Bulliqi dhe Arifi nuk dhanë diçka konkrete në këtë drejtim.
“Nuk e di, besoj që shumë shpejt gjatë këtij viti po”, deklaroi shefi i stafit të Haradinajt.
“Nuk e di, nuk varet nga ne sepse ne jemi Komision Shtetëror, nuk bëjmë takime. Qeveritë janë ato të cilat duhet t’i kenë projektimet rreth negocimit dhe çështjeve tjera dhe veprimet që duhet të merren i merr Qeveria”, tha mes tjerash Bulliqi në lidhje fillimin e takimeve mes Kosovës e Malit të Zi për rishikimin e fakteve për kufirin. /lajmi.net/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...