Çfarë po kërkon Haki Abazi te ulëset e deputetëve të LDK-së?

14:20 | 21 Shtator 2023
K.B

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është ulur pranë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abazi për momentin është deputeti i pavarur.

Kujtojmë se shtatë muaj më parë ai vendosi që të largohet nga partia e VV-së, pas pranimit të planit evropian nga kryeministri i vendit Albin Kurti.

Abazi, kishte njoftuar se përfundimisht me këtë veprim i ka ndarë rrugët me Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Ai hodhi një sërë kritikash ndaj Kurtit, duke thënë se e ka pranuar “Zajednicën”, në mënyrë të pasinqertë.

“Kurti, këtu ndahen rrugët tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njëjtë me ata që janë opozitë- konfidenciale . Edhe ata flisnin për “fshisa kur pyeteshin për lisa”. Ju keni pranuar Zajednicën dhe jeni deklaruar në mënyrën më të pasinqertë! As autentike, as semantike por hipokrizi par-excellence. Së paku do e thoje hapur e në sy që e ke pranuar ose ta refuzoje me qartësi”, ishte shprehur ai./Arbresh.info/

Të ngjashme