Berlini, organizimi i Mini-Shengenit, si dhe deklaratat kundër Ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, janë tri arsyet që e kanë irrituar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, karshi tre liderëve të Kosovës.
Duke folur rreth shkaqeve që presidenti, Hashim Thaçi, ka pasur për refuzimin e pjesëmarrjes në samitin e Mini-Shengenit, njohësi i çështjeve politike në vend, Shkodran Ramadani, për arbresh.info, ka thënë se janë tri procese që kanë shtyrë kryeministrin, Edi Rama, që të distancohet nga politikanët kosovarë.
“Rama me Ramushin u thye në Berlin, me Kurtin pas deklaratave ndaj ministrit Cakaj, ndërsa më Thaçin tash së fundi shkaku i Mini-Shengenit. Në të tre proceset ka ardhë duke u distancu me secilin politikan. Mini-Shengeni tash është arsyeja kryesor që Thaçi e Rama janë në pole të kundërta, për shkak se Thaçi konsideron se iniciativa për Mini-Shengenin shkon në deëm të Kosovës, pasi që e riprodhon kontekstin mes Kosovës e Serbisë dhe nuk gjenë zgjidhje për këto dy vende, pasi që Mini-Shengeni në një formë e arsyeton luftën e Serbisë në Kosovës. Pastaj e dyta, është se ky Mini-Shengen rajonal shihet si zëvendësim për integrimin evropian dhe ky është një rrezik”.
Nuk ekziston ndonjë miqësi e sinqertë ndërmjet Ramës e Vuçiqit
Ndonëse tregon arsyet e largimit të Ramës nga Kosova, Ramadani nuk ka dashur t’i komentojë përafrimet Kryeministrit shqiptarë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Isha rezervuar në këto deklarata për shkak se me gjasë kjo nismë nuk është e Vuçiqit dhe Ramës, por duket se kjo ka mbështetje nga fuqitë e botës, sidomos nga BE dhe SHBA, dhe mbi këtë ata vazhdojnë. S’besoj se ka ndonjë miqësi të sinqertë mes Ramës e Vuçiqit vetëm se janë rrethanat që i shtyjnë të punojnë bashkë sidomos pas refuzimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë”.
E përderisa Ramadani nuk ka dashur t’i komentojë këto qëndrime, një tjetër analist arsyeton qëndrimet e Ramës kohëve të fundit dhe prishjen e marrëdhënieve me politikanët kosovarë, e përafrimin me Presidentin e Serbisë.
Për Ramush Tahirin, për sa kohë që Shqipëria është shtet i pavarur ka drejtë të ketë marrëdhënie bilaterale më çdo shtete duke mos përjashtuar as Serbinë.
“Shqipëria është shtet i pavarur dhe anëtar i NATO-s. Ka drejtë me pas marrëdhënie bilaterale me çdo shtet, në këtë rast ka të drejtë edhe me Serbinë. Nëse i zbusin marrëdhëniet është për t ‘mirë”.
Duke folur për marrëdhëniet e Ramës me Vuçiqin, Tahiri arsyeton largimin e Ramës me Kosovën me faktin se dy shtete shqiptare kanë komunikim në vijë shtetërore, e jo kombëtare.
Madje ai shkon edhe më tej duke vënë në dritë faktet ndarëse që Kosova e Shqipëria kanë pasur ndër vite.
“Kosova gjithashtu është shtet i pavarur ka ambasadën në Shqipëri dhe kanë komunikim në vij shtetërore, dhe jo kombëtare si dhe kanë dallime në politikën e jashtme. Në politike të jashtme në disa raste në qasje në bisedime me Serbinë kanë dallime, dhe këto dallime nuk janë vetëm tash, ka pas dallime edhe vite më parë. Nuk shoh që ka ndonjë marrëveshje të veçantë ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, e që është kundër Kosovës. Më shumë i shoh këto çështje të mediave, se sa të dokumenteve”, përfundoi Tahiri për arbresh.info.
Përçarjet mes Kosovës e Shqipërisë filluan muaj më parë. Të parët që nisën ndasitë mes veti ishin dy homologët e asaj kohe Haradinaj e Rama.
Akuzat për njeri-tjetrin vazhdojnë edhe tash, vetëm se në këtë kohë shokues ishte fakti se Kryeministri i Shqipërisë “prishi” marrëdhëniet edhe me aleatin e tij më të mirë kosovarë, Hashim Thaçi.
Mollë sherri për këtë prishje të raporteve ishte samiti i ashtuquajtur i Mni-Shengen i cili është duke u mbajtur nga 20 dhjetori në Shqipëri.
Ndonëse presidenti Thaçi ishte i ftuar nga vetë kryeministri Rama që të ishte pjesëmarrës, ky i fundit ka kthyer mbrapa ftesën e Ramës.
Krejt ky refuzim u bë pasi që në këtë samit në të cilin po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm është edhe presidenti serbë Aleksandër Vuçiq./V.Selimi/arbresh.info/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...