Google ADS

Çfarë përgjigje ka Daka nëse vendi shkon sërish në zgjedhje

08:44 | 8 Korrik 2017
arbresh.info

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendos përsëri t’i shpallë zgjedhjet, për shkak të mospasjes mundësi të bërjes së numrave për formim të qeverisë, atëherë KQZ-ja do të duhet përsëri t’i organizojë ato.

“Nëse Presidenti i shpallë përsëri zgjedhjet, atëherë KQZ-ja e shkretë do të duhet t’i organizojë përsëri ato”, ka thënë Daka në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se reforma zgjedhore është një domosdoshmëri.

“KQZ-ja i kryen në afat ligjor zgjedhjet, por çfarë ndodh pas ditës së zgjedhjeve, nuk është në dorë të KQZ-së. Prandaj them se reforma zgjedhore është një domosdoshmëri”, ka thënë Daka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme