Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se subjekti i tij është shtëpia e ish-ushtarëve të UÇK’së.
Ai ka thënë se ardhjet e reja në parti, e të cilat kanë qenë më herët pjesë e UÇK’së, i bashkohen PDK’së për shkak se është trashëgimtare e UÇK’së.
“Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja. Pse e kanë kryetarin ish-komandant nuk do të thotë se janë trashëgimtare.”, ka thënë ai në emisionin Pressing.
“Ne jemi trashëgimtar. Po ju tregoj edhe disa fakte. Në vitin 1999 është nënshkruar marrëveshja e çmilitarizimit. Kam qenë gazetar i ri i AP’së. Kam pritur deri në mëngjes kur është nënshkruar marrëveshja. Është paraparë që të krijohet një drejtori politike e cila më vonë është PDK’ja. Shtëpia e parë e ushtarëve të PDK’së është PDK’ja. As në kuptimin legal e as historik nuk kanë pretendim në zinxhirin historik të UCK’së”, shtoi ai.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...