Posa u publikua emri i personi të parë të arrestuar në lidhje me sulmin terrorist në Barcelonë , ku mbetën 13 persona të vdekur, shumë njerëz e kërkuan atë në Google dhe gjetën profilin e tij në Facebook.
Ky është Driss Oukabir Soprano, banor i Ripoll, sipas La Vanguardia dhe kishte një histori të keqtrajtimit të, transmeton portali arbresh.info.
LEXO edhe: Policia identifikon shoferin e furgonit
Ai thuhet se është përgjegjës për marrjen me qira të furgonit që shkeli qytetarët. Ishte banor legal në Spanjë, por kishte kaluar një kohë në burgun e Figueres, nga ku doli në vitin 2012.
Muri i tij i rrjetit social Facebook ishte i mbushur me fyerje disa orë para sulmit, por profili i tij u mbyll, nuk dihet nëse nga vetë gjiganti social, apo dikush tjetër.
Interesante tek profili i tij ishte se ndiqte disa faqe që jepnin dhe shisnin automjete. Ai ndiqte faqet rreth Islamit, rreth lutjes dhe fesë. Por nuk kishte ndonjë mesazh që kishte të bënte me sulmin e sotëm./Arbresh.info
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...