Zhiva e termometrit do të vazhdojë të qëndrojë mbi 30 gradë Celsius.
Normalisht duhet të kishte nisur vjeshta, por moti vazhdon të jetë i ngrohtë dhe ngjan më tepër me një zgjatim të verës.
“Dita e sotme do të vazhdojë me vranësira të shpeshta në gjithë territorin, por në veri të territorit shqiptar, pas mesditës pritet të kemi rebeshe afatshkurtra shiu”, shprehet Adiola nga MeteoAlb.
Java që vjen do të paraqitet kryesisht me vranësira të shpeshta për jugun dhe qendrën.
“E njëjta situatë do të paraqitet edhe ditën e nesërme për veriun, por reshjet do të shtrihen gjatë mesditës edhe në zonat qëndrore, në disa qytete të qendrës si Kruja, Tirana, Elbasani. Kryesisht rrethinat e Tiranës do të përfshihen nga rebeshet gjatë mesditës”, shton ajo.
Shtatori në përgjithësi do të jetë i ngrohtë dhe kështu do të mbyllet.
“Nesër pritet të kemi një rritje të lehtë të temperaturave, duke bërë që maksimumi të shkojë në 31-32 gradë. Parashikohet që këto temperature të vijojnë deri në mesin e muajit shtator”, parashikohet ndër të tjera.
Parashikohet të kemi një freskim të lehtë pas datës 15 shtator për t’ju afruar vlerave tipike te muajit, por përsëri temperaturat do të jenë të larta për shtatorin 26-27 gradë Celsius.
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...