Ramazani, muaji i madhërishëm në Islam, shënon kohën kur besimtarët praktikojnë agjërimin dhe përforcojnë lidhjen e tyre me krijuesin.
Besimtarët myslimanë anë e mbanë botës, kanë nisur agjërimin më 11 mars.
Ky muaj është periudha e reflektimit, solidaritetit dhe adhurimit për komunitetin mysliman.
Agjërimi thekson ndjenjën e përkushtimit dhe përmirëson aspektet shpirtërore të jetës së besimtarit.
Imami i njohur i Xhamisë në lagjen e Spitalit, Labinot Maliqi, në një intervistë për Arbresh.info ka folur mbi rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Muaji i bekuar i Ramazanit është një muaj, cilin e ka dalluar krijuesi i gjithësisë, Zoti i madhëruar, muaji më i veçantë se çdo muaj tjetër, në këtë muaj, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehnemit, prangosen djajtë e mallkuar, dhe brenda këtij muaji të bekuar, është dhe një natë, e cila është më e vlefshme se sa 1000 muaj, Nata e Kadrit, prandaj, begatitë e mëdhaja, thesare të mëdha, ka përgatitur Zoti i madhëruar, për ata që e agjërojnë këtë muaj të bekuar të Ramazanit, përveç shpërblimeve të mëdha që ka përgatitur zoti në aspektin shpirtëror, natyrisht që edhe agjërimi është jashtëzakonisht i dobishëm edhe i rekomanduar për shëndetin tonë”, tha Maliqi.
Maliqi tregon se prej cilës moshë besimtari mysliman e ka të obligueshme agjërimin
“Në Islam, nuk kemi ndonjë moshë fikse, por në Islam, obligimet e Zotit, bëhen obligative për besimtarin, në momentin që e arrin moshën e pjekurisë, apo pubertetit, për të dy gjinitë, pra dikush mundet të arrijë moshën e pjekurisë dhe pubertetit më herët apo pak më vonë, prej momentit kur e arrin moshën e pjekurisë, obligohet besimtari apo besimtarja, që të agjërojë Ramazanin, të falë namazin, ti kryej obligimet ndaj Zotit të vetë”, tha ai.
Në rast se gjatë agjërimit, agjëruesi han ose pi pa dashje, Maliqi tregon nëse prishet agjërimi.
“Profeti Muhamed (bekimet e zotit qofshin mbi të), ka thënë se në qoftë se hani ose pini pa dashje, ose pa qëllim, duke mos qenë në dijeni që jeni agjërueshëm, të tillët nuk e kanë prishur agjërimin, le ta vazhdojnë agjërimin e tyre, ngase atyre, i’u ka dhënë për të pirë dhe për të ngrënë Zoti i madhëruar” tha ai.
Sipas Maliqit, këto janë disa nga kategoritë të cilët lirohen nga Agjërimi.
“Nga agjërimi lirohen disa kategori, lirohet i sëmuri, ku agjërimi mund të bëhet shkak për ta dëmtuar shëndetin e tij, ka ndonjë sëmundje serioze, që e ka të pamundur të agjërojë, dhe mund të bëhet dhe më keq sëmundja e tij, të tillët e kanë obligim që ta hajnë Ramazanin, të ushqehen gjatë Ramazanit, dhe kurrsesi ta agjërojnë atë, pasi që Zoti nuk ka ngarkuar asnjë nga ne, me diçka që nuk mundemi ta bartim, gjithashtu lirohen nga agjërimi, udhëtari, derisa është në udhëtim, nuk e ka obligim, që ta agjërojë Ramazanin, dhe pas Ramazanit, duhet t’i kompensojë ato ditët që i kanë mbetur pa agjëruar derisa ka qenë udhëtar, gjithashtu lirohet nga agjërimi dhe gratë shtatzëna, gratë gjatë kohës së lehonisë, dhe personat të cilët nuk janë psiqikisht të shëndoshë”, tha ai.
Maliqi tregon se a pranohet agjërimi në rastet kur nuk zgjohemi në syfyr.
“Në parim, agjërimi pranohet edhe në qoftes nuk kemi arritur të ngritemi në syfyr, të ngritemi në syfyr e ka bereqetin e vet, ngase Profeti Muhamet, ka thënë që syfyri ka bereqet në vetën e vet, dhe sigurisht është një moment që ka bereqete të mëdha nga Zoti, po njëkohësisht edhe ushqehet agjëruesi, dhe i bie që të qëndrojë më i fortë gjatë ditës, mirëpo kur nuk arritemi të zgjohemi për arsyeje të lodhjes, e kështu me radhë, natyrisht që agjërimi është i pranueshëm në parim”, tha Imami.
Imami tregon se çka lejohet dhe çka ndalohet gjatë kohës së agjërimit.
“Gjatë kohës sa jemi agjerueshëm, duhet ta ruajmë agjërimin tonë, nga të ushqyerit apo të pirjes të qëllimshme, nga marrëdhëniet intime, nga të folurit e pa hijshëm, nga shikimi i gjërave që nuk duhet të shikojë besimtari apo besimtarja, preferohet që besimtari përveç se ta privojë veten nga ushqimi dhe pijet gjatë kohës sa duhet të jetë agjerueshëm, nuk mjafton ta privojmë veten nga pirja dhe ushqimi, mirëpo të mundohemi ta shtojmë adhurimin ndaj Zotit, përmendjen dhe përkujtimin e tij, veprat e mira, vizitat e ndërsjellta, që ky muaj duhet të na shërbejë që të forcohet lidhja me Zotin, por edhe lidhja me njëri tjetrin, çdo vepër e mirë në Ramazan shpërblehet më shumë se jashtë Ramazanit”, tha Maliqi.
Maliqi ka edhe disa fjalë se çka duhet të dëgjohet gjatë kohës së agjërimit.
“Ramazani është muaji i Kuranit, prandaj është më mirë, gjatë Ramazanit të dëgjojmë Kuran”, tha ai.
Tutje, Maliqi thotë se në rastet kur një person nuk mundet të agjërojë, ai mund ta kompensojë atë më vepra të tjera.
“Natyrisht se siç e thamë, Zoti nuk na ngarkon me diçka që nuk mundemi që ta bartemi, nëse dikush është i sprovuar në shëndetin e tij, dhe nuk arrin assesi ta agjërojë Ramazanin, por në qoftë se sëmundja nuk është shumë serioze, dhe ka mundësi të shërohet pas Ramazanit, duhet të kompensojë ditët e Ramazanit, para se të vijë Ramazani i ardhshëm, por në qoftë se sëmundja është shumë serioze, dhe nuk mundet t’i kompensojë dhe pas Ramazanit ato ditë, i tilli në qoftë se i ka kushtet e mira financiare, duhet të paguajë Ramazanin e tij, dhe ta ushqejë një të varfër, për çdo ditë të Ramazanit nga një shujtë apo dy shujta për ditë gjatë tërë Ramazanit, mirëpo nëse nuk e ka as këtë mundësi, i tillë lirohet totalisht prej Zotit dhe nuk ka asnjë obligim, dhe nuk mirët në përgjegjësi kur të dalë para Zotit, për mos-agjërimin e muajit të Ramazanit, pasi Zoti e njeh gjendjen dhe sprovën e tij”, tha Maliqi.
Në këtë intervistë, Maliqi tregon se cilat janë shpërblimet që agjëruesi pason, duke thënë se agjërimi na bënë të reflektojmë me vetveten, rrethin dhe krijuesin.
“Siç ka thënë Profeti Muhammet, agjëruesi i ka dy shpërblime, e ka shpërblimin kur bën iftar, dhe ka shpërblimin që Zoti i madhëruar, ka për ta shpërblyer për agjërimin e tij, natyrisht shpërblimet e agjëruesit janë të pakrahasueshme me shifrat që ne njohim në jetën e kësaj bote, sa që Zoti i madhëruar dhe në dyert e Xhenetit, e ka emëruar dera e agjëruesve, në këtë derë hyjnë vetëm ata që kanë agjëruar, ka dobi të shumta dhe shëndetësore dhe psikologjike, por shpërblime më të mëdha kur të dalim para Zotit nesër, prandaj Zoti nuk ka nevojë për agjërimin tonë, ne kemi nevojë për të agjëruar, ngase kjo neve na bën që të reflektojmë me vetveten, me rrethin, me shoqërinë, e veçmas me
krijuesin tonë” tha ai.
Për fund, Imami ka një mesazh për të gjithë agjëruesit.
“Konsiderojeni që ky Ramazan mund të jetë Ramazani i fundit për ndonjërin prej nesh, ai ndonjëri mund të jetë secili prej nesh, prandaj t’i shtojmë veprat e mira, ta ruajmë agjërimin tonë, siç Zoti donë, të shtojmë veprat e mira dhe përkujtimin e Zotit, këto na afrojnë te Zoti, mirëpo na forcojnë karakterin tonë, besimin tonë, mirëqenien shpirtërore, por njëkohësisht edhe imunitetin, njeriu ka nevojë që ti përforcohet vetëbesimi, krenaria, krijuesi e dimë që është më i forti, më i miri, ai i cili na furnizon, prej cilit kemi ardhur, dhe te i cili do të kthehemi” përfundoi Maliqi.
Ndryshe, Muaji i shenjtë i Ramazanit do të zgjasë deri më 9 prill, për ta përmbyllur më pas më festën e Fitër Bajramit./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...