Dashuria e jetës suaj, dikush me të cilin mund të mbijetosh dhe qëndrosh, ndoshta vjen kur aspak nuk je e pregatitur dhe kur nuk ke kohë dhe kapacitet që t’i përkushtohesh. Ndoshta po largohesh nga ajo, sepse vazhdimisht po qëndroni në lidhje me të cilën aspak nuk jeni e kënaqur dhe e plotësuar.
Frika nga humbja
Truri juaj mund të masë dhe vlerësojë atë çka mund ta humbë, por nuk mund ta shohë atë që vjen. Për këtë njerëzit qëndrojnë në lidhje në të cilën nuk janë të kënaqur – frika nga humbja është më e madhe se guximi që të shkojnë në ballafaqim me atë që ndoshta vjen. Rreth asaj që krijon romancë, duke u përpjekur që gjërat të rrokullisen, madje edhe kur dukshëm nuk funksionojnë. Periudhë e keqe pas periudhe të keqe dhe ti je sa më larg dashurisë që meriton, dhe të cilën nuk mund ta realizosh në lidhjen ku ndodhesh.
Përpiqesh të krijosh model merrëdhënie që të pëlqen
Njerëzit e bëjnë shpesh këtë, meshkujt poaq njejtë sa dhe femrat. Përpiqen të krijojnë një marrëdhënie të re midis fuqisë dhe pushtetit, si dhe atmosferën dhe rehatinë që e kanë të njohur dhe në të cilën mund të funksionojnë. Me personin e ri, marrëdhënia duhet të jetë e re, dhe kur të fillojë t’i gjasojë ndonjërës që tashmë e ke pasur – e ke shtyrë vetë në lidhje. Kjo nuk duhet të jetë keq, por sa vërtetë e pranon atë mashkull ashtu siç është, sa ai është i veçantë për ty dhe sa roli i partnerit e shfaqë pasqyrimin se ke dike dhe se kjo duhet të bëhet në një mënyrë të caktuar? Ndoshta mund ta krijoni plotësisht mënyrën tuaj, sepse kush e di se si duhet të zhvillohet lidhja, veçanërisht nëse kjo njohuri bazohet në lidhjet e mëparshme, mënyra e të cilave padyshim ka sjellë ndarjen e këtyre lidhjeve.
Përpiqesh të vendosësh orar – kujdesin për veten e pastaj dashuria
Por dashuria nuk ndodhë sipas orarit. Jeni në mes të një proçesi të vetënjohjes, jeni të përqëndruar në kujdesin për veten, apo jeni thelluar në krijimin e karierës dhe ambicieve që nuk ju lëshon as për një sekondë, ose përpiqeni ta përballoni humbjen, kurse ju ka qëlluar dashuria – çfarë do të bëni? A do të humbasësh mundësinë për ta njohur dhe përqafuar dashurinë e jetës tënde, sepse së pari duhet të përfundosh diçka me veten, ose do të nxitosh në lidhje dhe do të vazhdosh të ngasësh në të gjitha fushat, siç din dhe mundesh? Ndoshta do të shqetësohesh seriozisht me shfaqjen e gjërave të duhura në kohën e gabuar, por në fakt, kohë e gabuar nuk ekziston dhe se dashuria vjen kur të vie, e jo kur je ti e gatshme, ka arësyet e veta të shumëta, të cilat e tejkalojnë fuqinë tënde të mendjes në momentin përderisa të ndodhë kjo
Të tërheq vetëm “tipi yt”
Shumë meshkuj të cilët kanë qenë tipi yt, kryesisht paraqet një sërë lidhjesh të pasuksesshme, të cilat kanë përfunduar duke u larguar ata dhe të kanë thyer zemrën – ose të kanë tradhëtuar dhe i ke lënë, ose ke filluar t’i përbuzësh për shkak të dobësive të tyre, kështu që i ke lënë … Me tipin tënd e din ku qëndron, edhe pse që në fillim je me probleme – sepse e din ku të shpie ajo që e ke të njohur. Lajme të reja për ty – dashuria e jetës tënde ndoshta nuk është aspak tipi yt!
Po ngatërron lidhjen me mikun e shpirtit dhe dashurinë e jetës
Në jetë mund të takosh shumë miq të shpirtit – ata do t’i keni miq, familjarë, mësues, por edhe partnerë romantik. Mirëpo, roli i tyre në jetën tuaj do të jetë i kufizuar, nga ata ke çka meson, ata kanë për detyrë të ndihmojnë që të përparosh. Vetëm që ndjenë se me dikë ke lidhje të thellë – nuk do të thotë se ai është personi i jetës tuaj. Dashuria dhe përputhshmëria janë gjëra të ndryshme dhe duhet të punoni në çift që lidhja të qëndrojë. Për këtë duhet të kërkosh atë i cili është miku yt më i mirë në dashuri, e jo miku shpirtërorë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...