Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbetur e shtangur për disa minuta në seancën e sotme të Kuvendit. Kjo pasi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e thirri dhe i tregoi diçka në telefonin e tij.
Haxhiu ishte e ulur në vendin e saj, kur Bislimi e thirri. Ai ia dha telefonin e tij, për t’i treguar diçka.
Pas kësaj, Haxhiu shtanget, merr telefonin e Bislimit dhe mbetet për një kohë në këmbë duke lexuar.
Më pas ia kthen telefonin Bislimit dhe ulet në vendin e saj.
Këtë ngjarje, mediat po e lidhin me një bisedë të Haxhiut që është publikuar sot nëpër media, ku flitet për një dorëheqje të saj nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas këtyre raportimeve, bëhet fjalë për vitin 2018./arbresh.info/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë