Situata në Kosovë, mund të ketë pasoja dramatike që mund të destabilizojë tërë rajonin dhe të krijojë një shtet të pavarur shqiptar.
Kështu kishte shkruar ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, në shkurt të vitit 2003, një muaj para vrasjes, në një letër që ia drejtoi anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai kërkonte dhe respektim të Rezolutës 1244 dhe kthimin e ushtrisë serbe dhe policisë në Kosovë, sipas letrës në fjalë të cilën e ka publikuar “Kuriri”.
Për këtë dokument ka folur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Kuvend gjatë raportit të tij mbi Kosovën.
Kreu i shtetit serb duke cituar atë tha se “Gjingjiq gjithashtu shkroi se gjithçka që është thënë në të kaluarën ishte e pavërtetë si dhe theksoi rrezikun”.
Sipas Vuçiqit, pastaj përfaqësuesit e Serbisë për herë të parë filluan të luten të paktën për ndarjen e Kosovës.
“Asokohe për herë të parë filluan të flasin dhe të luten, dhe atë 16 vjet më parë kur ishim dhjetë herë në gjendje më të mirë – përfaqësuesit tanë filluan të luten, nëse për asgjë tjetër, atëherë të paktën për të pasur ndarjen të cilën një pjesë e përfaqësuesve ndërkombëtarë e refuzojnë”, thotë ai .
Vuçiqtheksoi se shumica, pas vitit 2000, prisnin që të kishte një respekt të madh të forcave demokratike se kjo është vetëm një çështje demokratike dhe se Perëndimi nuk ka interesa të tjera dhe do ta kthejë Kosovën nën kontrollin e Serbisë.
“Ndodhi e kundërta, ne kemi qenë të befasuar me çdo veprim kundër nesh, na u desht të heqim dorë nga vazhdimësia politike dhe ligjore dhe erdhi deri tek ajo që të lirojmë terroristët të dënuar dhe padënuar shqiptarë nga burgjet tona, dhe qindra prej tyre. Pastaj u përpoqëm të drejtonim një politikë konflikti të ngrirë, megjithëse nuk e pamë se ne ngadalë por me siguri po ngjitemi kan pavarësia e Kosovës”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.
Gjingjiq ishte vrarë më 12 mars të vitit 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së Qeverisë në qendër të Beogradit.
Organizatori i vrasjes, Millorad Ulemek Llegija, dhe snajperisti Zvezdan Jovanoviq janë dënuar me nga 40 vjet burgim.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...