Përpjekjet për një zgjidhje përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë pritet të fillojnë në muajin qershor.
Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se Albin Kurtit do t’i forconte pozicionin e kryenegociatorit uniteti politik.
Sipas tyre, Kurtit i duhet përgatitje në çdo aspekt dhe me çdo çmim t’i tejkalojë dallimet politike.
Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim, vlerëson se Kosova nuk ka kohë për të humbur.
“Kryeministri gjithashtu i njeh mirë pikat se në çka nuk pajtohen populli dhe se në çfarë nuk duhet të ketë kompromise. Në çdo negociatë mes shteteve ka hapësirë për bisedime, thjesht është e rëndësishme që të insistohet të diskutohen ato që Kosova tash e sa vite nuk ka mundur t’i ketë në tryezën negociuese. Pa dyshim krimet e luftës, personat e pagjetur e shumë çështje tjera sensitive duhet të jenë primare”, thotë Meta për arbresh.info.
Ndonëse kanë mbetur edhe një muaj deri në datën e shumë pritur për rifillimin e dialogut, kryeministri Kurti ende nuk ka bërë asnjë ftesë në këtë drejtim.
Për analistin, Ridvan Berisha, nuk duhet që Kurti t’i lë argumente Serbisë se Kosova po e refuzon dialogun.
“Para se të shkoj në Bruksel, unë do të dëshiroja që Kurti të ftojë sinqerisht, pa taktizime, edhe opozitën meqenëse dialogu është temë nacionale. Të mos i japim shans asaj (Serbisë) që të duket paqedashëse për rajonin sepse në të vërtetë ne e dimë të vërtetën, nuk është. Gjykoj se politikanët në Kosovë pa dallim pushtët dhe opozitë, më çdo çmim duhet t’i tejkalojnë dallimet për t’u sakrifikuar edhe politikisht në interes të shtëtndërtimit”, vlerëson Berisha.
Ndryshe ishte vetë kryeministri Albin kurti ai që ka deklaruar që para se të shkojë në takim me Serbinë do të takohet me partitë në Kosovë.
Kujtojmë se vendosja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi erdhi pas takimeve disa ditore që kryeministri i Kosovës e Presidenti i Serbisë patën në Bruksel javën e kaluar më përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.
Rinisja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë para fundit të qershorit, tha Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
E Kurti konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut në muajin qershor. Ai tha se dialogu nuk do të neglizhohet nga ana e Prishtinës, mirëpo siç tha ai, ky proces duhet të zhvillohet mbi bazën e parimeve./V.Selimi/arbresh.info/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë