Një pako e re emergjente për t’i dalë në ndihmë bizneseve është e domosdoshme dhe urgjente.
Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në vend, duke shprehur shqetësimin e marrjes dhe anulimit të vendimeve me qëllime politike, pa parë pasojat që po shkaktojnë në biznese.
Pakoja e re, sipas tyre duhet të merret me rreth 20 mijë biznese që e kanë shuar aktivitetin, dhe se bëhet fjalë për rreth 50 mijë vende pune.
Për më tepër kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini për arbresh.info pret që në pakon e re të përfshihet edhe falja e borxheve dhe ndëshkimeve.
“Kur flasim për këto borxhe janë shumë të mëdha në tatime të ndryshme, në ujë në mbeturina, tatimi në pronë, tatime dhe borxhe që janë grumbulluar. Ta marr një shembull bizneset sipas statistikave tona i kanë shtetit borxh diku rreth 40 milion euro borxh real, po me ndëshkime dhe interesa këto kanë mbërri diku në rreth 350 milion euro”, deklaroi Shahni.
Sipas tij, në Kosovë mesatarisht rreth 70% të bizneseve janë në krizë në mënyrë direkte dhe indirekte.
“Shteti është fajtor se nuk ju ka dalë në ndihmë sikur në shtetet e tjera që e kanë tjekalu pandeminë”, është shprehur Shahini.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që 6 milionë euro të ndajnë për gastronominë, qendrat tregtare dhe fitneset.
E, sektori shëndetësorë do të merr shtesa prej 150 euro gjatë muajit prill-maj, stafi teknik 100 euro, dhe ai i sigurisë 100 euro. Vendimi i tretë ishte vazhdimi i skemave sociale pensionale për ato familje që janë pranues të shtesave sociale.
Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka ndikuar drejtpërsëdrejti në sektorin ekonomik, duke kontribuar negativisht në rritjen e papunësisë dhe varfërisë./S.D/arbresh.info/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...