Portali arbresh.info të mërkurën kishte raportuar ekskluzivisht për bllokimin e llogarive bankare të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës duke rrezikuar me falimentim pasi Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi.
E kjo e ka rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike në të cilën gjendet vendi pas pandemisë Covid 19.
Kështu ka thënë për arbresh.info, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.
Ai ka shtuar gjithashtu se kjo duhet të mobilizoj të gjithë akterët relevantë që të zgjidhin problem dhe mbështesin ekonominë.
“Një ndër situatat apo rastet që e kanë komplikuar realitetin ekomomik pas pandemisë Covid 19, dh që është duke e rënduar edhe më tepër situatën ekonomike dhe sociale është edhe rasti i fundit me Telekomin e Kosovës ku i janë bllokuar llogaritë bankare. Besoj se është një mundësi që të kuptohet edhe nga qeveria dhe nga institucionet tjera se Kosova është në një situatë emergjente, dhe duhet të mobilizohen të gjitha akterët relevantë që të zgjidhin problemet dhe mbështesin ekonominë e jo ta dëmtojnë atë”, ka thënë ai.
Gërxhaliu ka shtuar se Qeveria e Kosovës është e obliguar të gjejë zgjidhje.
“Është obligim i qeverisë që të gjendet një zgjidhje dhe këto llogari të zhbllokohen sepse Telekomi është i Kosovës dhe përveç kompetentes ekonomike dhe sociale ka të bëjë edhe me rëndësinë strategjike që ka të bëjë edhe me sigurinë kombëtare prandaj nuk e meriton që në këtë kohë të gëzohet edhe në këtë formë sepse do të dëmtohet edhe imazhi i Kosovës”, ka shtuar ai.
Sipas tij falimentimi nuk duhet lejuar, sepse veç dëmeve në aspekte të ndryshme do të rrezikonte sigurinë kombëtare.
“Nuk duhet të mendohet dhe lejohet opsioni i falimentimit të një ndërmarrje të tillë , të rend të dytë duhet të identifikohet shakatari që e ka pru Telekomin në këtë gjendje dhe e treta duhet të gjinden modalitetet që të zgjidhet ky problem përmes dialogut qoftë publiko-privat dhe formave tjera sepse dëmet nga një falimentim i tillë do të jenë multidimensionale, dëme ekonomike, integruese, sociale dhe mbi të gjithë psikologjike sepse do të dëmtohet imazhi i vendit dhe siguria kombëtare”, ka thënë ai.
Ndërsa, Artan Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu”, ka thënë për arbresh.info se Telekomin e pret falimentimi nëse e paguan shumën prej 24.6 milionë Euro.
“Ne po e shohim sa skandal është çështja e Telekomit nëse potencialisht ajo shumë që është paraparë i merret PTK-së atëherë ajo konsiderohet komplet e falimentuar dhe nuk mund të funksionoj”, ka thënë ai.
Ndryshe pas raportimit të arbresh.info për bllokim të llogarive bankare, Sindikata e Telekomit të Kosovës ka dalë në një konferencë për medie e cila ka kërkuar zhbllokim të llogarive derisa kanë bërë të ditur se rrezikohet fati e 3 mijë e 500 punëtoreve në Postë dhe Telekom.
Kryetari i Sindikatës, Lamih Balaj ka bërë thirrje për ndihmë nga Qeveria.
“Për ne është e papranueshme një gjë e tillë, kërkojmë të ndërhyhet sa më shpejt sepse po ndodhë në kohë pandemie. Ne i kemi ulë pagat për të mbijetuar Telekomin, ne për të mbuluar krimin dhe hajnin e bërë ndër vite e kemi marrë këtë vendim. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit, kryeparlamentares, partive politike dhe njerëzve të tjerë të politikës që të largojnë z-mobile nga Telekomi. Ata e kanë emër që përmes kësaj të marrin asetet e Telekomit por kjo nuk do t’i ndodhë”, ka thënë ai.
Balaj gjithashtu ka premtuar organizim të protestave dhe grevave.
Ndërsa një ditë më pas Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.a, një ditë më pas është takuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi për të diskutuar për mundësitë e tejkalimit të situatës së rendë në të cilën ndodhet TK, si pasojë e këtij bllokimi nga përmbaruesi privat.
As pas këtij takimi bordi i TK nuk është deklaruar.
Por, përmes një komunikate për medie thuhet se kanë shterur të gjitha veprimet konkrete, derisa kanë marrë përkrahje nga Kuçi.
“Ne anëtarët e Bordit i kemi shteruar të gjitha veprimet konkrete në këtë drejtim në baza të përgjegjësive dhe detyrave fiduciare që na janë ngarkuar. Për këtë arsye, si të vetmen mundësi për të dalë nga kjo situatë e shohim përfshirjen e Aksionarit. Në takimin e sotëm ne hasëm në përkrahjen e Ministrit Kuçi dhe u siguruam që Ministria e Kuçit do të ndërmerr të gjitha hapat dhe veprimet konkrete për të dalë nga kjo situatë e cila është alarmante, duke kontribuar që të shpëtohet Telekomi i Kosovës Sh.a. I sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se Bordi është duke punuar ngushtë me menaxhmentin e Telekomit të Kosovës, Aksionarin dhe çdo organ tjetër kompetent në mënyrë që ta tejkalojmë sa më shpejt këtë situatë.”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...