Produktet mediale që cenojnë integritetin, etikën, moralin, me elemente seksiste, duhet të censurohen patjetër përmes kontrollit ligjor, me arsyetimin e efekteve negative në shoqëri, sidomos tek kategoritë e mitura, vlerësojnë ekspertët.
Sociologu Labinot Konushevci, thotë se industria televizive në ditët e sotme është shndërruar në senzacionalizëm e cila sjellë profit, gjë që kjo i sfidon nganjëherë standardet etike.
“Ky format i emisioneve fyen dinjitetin, nxitë imitim social të verbër, rritë frustrimin, krijon modele sjelljeje, etj. Pra, kemi një përmbysje kulturore, e cila me një sistem të fortë edukimi dhe me një kontroll ligjor, mund të parandalohet”, deklaron Konushevci për arbresh.info.
Por, kush është përgjegjëse për mbikëqyrjen e mediave elektronike, TV dhe Radio?
Afërdita Maliqi, analiste, thotë se Komisioni i Pavarur për Media (KPM), është përgjegjëse edhe për kontrollin e tyre, aty ku devijohet misioni që është i përcaktuar me rregulla.
Maliqi shton se KPM, ka shqiptuar edhe dënime për thyerjen e kritereve që i ka përcaktuar vetë KPM.
“KPM ka raste kur ka shqiptuar dënime për thyerjen e kritereve të përcaktuara me rregullat e KPM. KPM duhet të jetë më e vëmendshme që nëse një emision cenon një kategori të shoqërisë të reagojë, ndryshe mban përgjegjësi.”, thotë ajo për arbresh.info.
Këtyre emisioneve shpesh ju jepet edhe hapësirë deri diku e madhe mediale,
Maliqi për këtë mendon se mediat duhet të jenë më të përgjegjshme për rolin dhe misionin që kanë.
E, Adnan Merovci, ish-kryetari i Këshillit të Pavarur për Media thotë se ekzistojnë dy mënyra për t’i trajtuar këto shkelje eventuale ligjore. E para është kur një përmbajtje ankimohet nga publiku dhe e dyta është ex-officio, që do të thotë iniciohet nga KPM-ja.
Merovci mendon se përvojat tregojnë se si rastet incohen nga ankesat jashtë KPM-së të cilat ligjërisht e obligojnë KPM-në t’i trajtojë ato, duke u bazuar në ligj dhe rregullore të saj.
“Sa i përket emisioneve ku mendohet se shkelet kodi i sjelljes dhe të drejtat e fëmijëve, ato monitorohen nga KPM-ja. Bazuar në ligj dhe rregullore, ekzistojnë dy mënyra për t’i trajtuar këto shkelje eventuale ligjore. E para është kur një përmbajtje ankimohet nga publiku dhe e dyta është ex-officio, që do të thotë iniciohet nga KPM-ja”, u shpreh ai për arbresh.info.
Së fundi, ka ngritur shqetësim mjaftë në shoqëri një format i emisionit televiziv në të cilin u pa dhunë verbale dhe jo verbale, duke bërë të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës. /arbresh.info /Kujtesë Berisha/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...