Qytetarët e Prishtinës kanë shprehur urimet e tyre për vitin 2024.
Në mesin e urimeve për shëndet, mbarësi e lumturi, prishtinasit shprehën shqetësime edhe për ikjen e rinisë.
“Kurrë s’u kanë më mirë”, u shpreh një qytetar.
“Iu uroj një të ardhme më të mirë për rininë sidomos” tha një qytetar i cili bëri thirrje që rinia të jetojë jetën në vendin e tyre.
“Ishalla nuk përsëriten disa gjëra që janë përsërit që kanë ndodhë në 2023-tën.”, u shpreh një tjetër.
Shqetësim për ikjen e rinisë me rastin e liberalizimit të vizave shprehu edhe një qytetar, i cili bëri thirrje që të mos iket.
“Ka punë edhe këtu, por le ta provojnë.” , tha ai.
E një qytetar nga viti 2024 pret jetë më të mirë, paqe dhe zhvillim ekonomik për këtë vend./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...