Së fundi u diskutua mjaftë shumë çështja e pronave të kontestuara rreth Manastirit të Deçanit.
“E kemi vitin 1964 ku Kosova nuk kishte Kushtetutë por me ligjet në fuqi i është marrë toka Manastirit të Deçanit, për shkak se politika e atëhershme nuk janë marr aq shumë me fe, në këtë rast manastiri ka pas dokumente që prona ishte e saja. Dhe pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, Manastiri ka kërkuar që t’i kthehet pronat. Por paraprakisht dy organizatat Apiko dhe Iliria që e kishin në pronësi këta toka e kanë paditur Manastirin, Serbinë si shtet dhe komunën dhe procedurat kanë vazhduar deri në një moment kur përfaqësuesi Special i ka marrë kompetencat e drejtësisë në Kosovë dhe çështjet e pronave”, ka deklaruar ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.
Sipas tij, në Kosovë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë tri kategori të pronave, prona private, prona publike dhe prona shoqërore.
“Në mënyrë arbitrare PSP-ja që ka pasur në kompetencat e saja AKP-në, ka konstatuar se pronat i takojnë manastirit dhe nga aty ka filluar problemi dhe vazhdon edhe tash”, ka thënë Kryeziu.
Shkodran Ymeraj nga shoqata e Historianeve të Deçanit duke komentuar fjalën e Kryeziut tha një detaj që do njëfarë studimi.
“Kryeziu tha se në 1964 ju kanë marrë pronat Manastirit. Pse me klauzolat përfundimtare të vendimit 1993 dh 97 në aktdaljet nuk thotë që i kthehet prona, por po i falet. Pra, përderisa një pronë ka qenë rreth 40 vite më përpara në Manastir dhe 40 vite mas po i falet, pra kjo nuk ka qëndrueshmëri as faktike e as mendim. Vendimet e vitit 1993 dhe 97 sepse ne po flasim për dy vendime jo për një vendim, thotë që pronat e Manastirit po i falen”, ka thënë Ymeraj.
Sipas tij, në qoftë se në vitin 1993 dhe 97 Qeveria e Serbisë dhe Kuvendi i Serbisë ka konstatuar që pronat duhet t’i falen Manastirit.
“Kjo po bie në kundërshtim me këtë çka tha profesori. E para. E dyta te çështja e Gjykatës që e ngrite një çështja domethënë Gjykata Komunale e Deçanit , shkalla e parë e ka njohtë pronësinë ndërmarrjeve, Gjykata e Qarkut e Pejës e ka prish vendimin dhe po ashtu nuk qëndron ajo që e potencuat më herët që UNMIK-u ka thënë që këto prona i kanë taku Manastirit”, ka deklaruar Ymeraj në RTK.
Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Muhamet Kelmendi ka theksuar se nga vitit 1945 toka është marrë nga fshatarët dhe i është dhënë organizatës “Iliria”, e cila që formuar pas luftës së dytë botërore.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës, as me ligjet aktuale që nga 1999 e as me ligjet e ish-Jugosllavisë, përjashto ligjet pas 1989 që kanë ardhur në kohën e Millosheviqit, nuk ka pasur të drejtë të nxjerr një aktgjykim të tillë. Nëse konstatohet që ajo pronë ishte e organizatës Iliria dhe e komunës së Deçanit dhe se para luftës së dytë botërore prona ka qenë e qytetarëve, është kolonizuar e marrë me dhunë në formë të konfiskimit dhe të kolonializmit e në formë nacionaliste”, ka thënë Kelmendi në RTK.
Ish- kryetari i komunës së Deçanit, Mehmet Bojkaj duke e komentuar çështjen e pronave tashmë kontestuese mes manastirit dhe Komunës së Deçanit ka deklaruar se prona prej njëzetë e katër hektarësh ka qenë pronë e Bletarisë të Deçanit dhe ato prona kanë qenë private.
“Mirëpo, pushteti i përparshëm ua ka marrë pronat privatëve dhe i ka bërë prona të shoqërisë, prona shtetërore, prandaj ato njëzetë e katër hektarë janë të Bletarisë ndryshe titulli i asaj është ‘Apiko’”, ka thënë Bojkaj.
Në kohën sa Bojkaj ka qenë kryetar i Deçanit thotë se për çështjen e 24 hektarëve ka biseduar me zyrtarët ndërkombëtarë ku ka qenë prezent edhe KFOR-i dhe udhëheqësit e Manastirit të asaj kohë.
“Kam biseduar disa herë me zyrtarët ndërkombëtar, ku ka qenë prezent edhe KFOR-i dhe udhëheqësit e Manastirit të asaj kohe. Ata kanë kërkuar që ato prona të behën pronë e Manastirit, sipas vendimi të Kuvendit të Serbisë në vitin 1997 pronat ua ka dhënë, gjegjësisht në fillim vetëm sa për shfrytëzim dhe mandej ua ka falë Kuvendi i Serbisë gjegjësisht Millosheviqi”, tka theksuar Mehmet Bojka, duke shtuar se nuk ka pranuar që ato prona të jepen ashtu siç ka kërkuar Millosheviqi, dhe ka kërkuar që ato prona të mbesin prona të Komunës së Deçanit.
Bokaj tha po ashtu se gjatë kohës kur ai ishte kryetar nuk është mbajt as një seancë gjyqësore.
Ndryshe, pesë vendet e QUINT-it – Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.
Shefat e misioneve të pesë vendeve të QUINT-it kanë kërkuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 të zbatohet. Kanë thënë se secila qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike e ka për obligim t’i zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese./RTK/
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...