Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby në një konferencë për media ka thënë se Serbia ka grumbulluar numër të madh trupash në afërsi të kufirit me Kosovën. Sipas tij, ky është “një zhvillim shumë destabilizues dhe ne po i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet”.
Kirby ka shtuar se SHBA-të janë duke e monitoruar një dislokim të madh ushtarak serb duke e përmendur edhe llojin e armatimit.
“Përtej këtij incidenti, ne po monitorojmë një dislokim të madh ushtarak serb përgjatë kufirit me Kosovën që përfshin një organizim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe” ka thënë ai
Kirby tha se nuk ka ndonjë informacion më të hollësishëm lidhur me arsyet për këtë grumbullim në kufi, përcjell Arbresh.info.
“Ne po e ndjekim (situatën) dhe po flasim për këtë sot këtu, për ta bërë të qartë se sa të shqetësuar jemi …një nga arsyet pse doja ta përmendja shumë qartë sot dhe të bënim komente publike përveç bisedave private, është që t’i nxisim serbët përmes kanaleve diplomatike që t’i tërheqin ato trupa, sepse edhe vetëm nga shtrirja, përmasat e tyre dhe prania e tyre, gjendja është mjaft destabilizuese”, tha ai.
Ai tha se po bëhet një hetim aktiv për sulmin e fundjavës së kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duan që autoritetet serbe të bashkëpunojnë në atë hetim.
“Shkalla dhe shtrirja e këtij sulmi, numri i automjeteve të përfshira dhe llojet e municioneve dhe armëve lënë të kuptohet qartë për një nivel mjaft të lartë të sofistikimit dhe paisjeve, madje edhe të trajnimit”, tha ai.
“Ky nuk është sulm që është kryer pa plan apo spontanisht nga një grup i vogël dhe llojet e armëve që janë gjetur paraqesin kërcënim për sigurinë jo vetëm të forcave të Kosovës,, por edhe pranisë ndërkombëtare, përfshirë forcat e NATO-s,” – ka shtuar Ai.
Ndërkohë, Kirby tha se Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan ka biseduar me Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar rreth këtyre zhvillimeve dhe për të theksuar rëndësinë e dialogut. /Arbresh.info/
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...