Deputeti i Kuvendit Gëzim Kelmendi në një intervistë për portalin Arbresh.info ka komentuar gjendjen e fundit në vend ku nga institucionet u deklarua se Kosova rrezikohet nga ndonjë sulm terrorist.
Ai ka thënë së Kosova, sikur çdo vend i rajoni dhe i Evropës është i rrezikuar dhe sipas tij nuk është imune.
“Kosova duhet ti rrisë kapacitetet e saj të jetë gjithmonë në gjendje gatishmërie por falë Zotit deri tani në Kosovë nuk kemi pasur raste të tilla. Ka qenë vetëm para dy viteve një tentativë për sulm terrorist në natën e Krishtlindjeve nga një qytetar serb i cili është arrestuar me 13 kilogram eksplozivë. Përveç atij rasti nuk kemi pasur tentativa tjera për sulme terroriste por pavarësisht kësaj Kosova duhet të jetë gjithmonë e gatshme ta ruaj bashkëjetesën dhe frymën e tolerancës ndërfetare që e kultivon me vite”, është shprehur ai.
Kelmendi po ashtu thotë se çështja për sulme terroriste po ekzagjerohet më shumë se që duhet.
“Mendoj se edhe institucionet dhe disa nga mediet po e polarizojnë më shumë situatën sesa që duhet dhe kjo po na kushton negativisht ngase Kosovën po e njollosin dhe po e bëjnë një vend me shkallë të lartë të rrezikshmërisë dhe këtë njollosje këtë dëm që po ia shkaktojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj më së miri po e shfrytëzojnë vendet që janë kundër pavarësisë sonë sikurse që është Serbia, e cila po lobon fuqishëm ndërkombëtarisht kundër shtetit tonë si një shtet i cili ka shkallë të lartë të terrorizmit dhe një vatër e terrorizmit ashtu siç e kanë quajtur disa media. Për atë arsye mendoj që edhe institucionet dhe disa media duhet të jenë të kujdesshme në këtë pikë sepse Kosova nuk është as më pak e as më shumë e rrezikuar se vendet tjera. Duhet ta mbrojmë Kosovën, mos ta njollosim ngase kjo po na kushton siç u dëshmua në herën e fundit dështimi në UNESCO, pikërisht me këtë propagandë të shfrytëzuar nga Serbia e cila arsyetohej se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të thotë mbështetje terrorizmi. Andaj ta ruajmë Kosovën, vendin tonë për interesa të popullit dhe jo interesa politike”, ka deklaruar ai./V.B/Arbresh.info
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...