Çështja e të zhdukurve do të jetë kusht në dialog (VIDEO)

22:52 | 24 Maj 2017
M. A.

Në kuvendin e Kosovës vazhdimisht në zgjedhjet parlamentare kanë dalë deputetë të njëjtë duke mos u dhënë shumë hapësira të rinjve. E për këtë kandidati për deputet, nënkryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti është shprehur për Tribuna Channel se në zgjedhjet e parakohshme duhet të thyet kjo tabu nga votuesit e Kosovës. Djali i Ukshin Hotit ka thënë gjithashtu se do të mbrojë kauzën e të zhdukurve të luftës dhe ka shtuar se kjo kauzë duhet të jetë kusht në Dialog.

Zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në datën 11 qershor do të jenë një test për votuesin e Kosovës dhe një sfidë e brendshme ndërmjet kandidatëve të rinj dhe kandidatëve të vjetër. Që në legjislacionin e par vazhdimisht në Kosovë janë zgjedhyr deputet fytyra të vjetra por nënkryetari i rinisië së partisë demokratike të Kosovës Andin Hoti mendon se ka ardhur koha që në kuvendin e Kosovës të bejnë pjesë edhe fytyra të reja.

Djali i një prej figurave të rëndësishme të Kosovës i Ukshin Hotit, është shprehur për Tribuna Channel se ka vendosur të garojë për deputet për një fillim të ri të Kosovës.

Ndërkaq, ai ka thënë se në rast se zgjidhet deputet në kuvendin e Kosovës një nga kauzat që do mbrojë do të jetë edhe çështja e të zhdukurve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme